Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion të madh për arrestimin e disa serbëve në veri të Kosovës, të përfshirë në kontrabandë me mallra dhe krim të organizuar.
Gazeta serbe Telegraf ka siguruar një video ku shihet arrestimi i një serbi në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.
Në pjesën veriore të Mitrovicës këtë mëngjes, në orën 6.10 të mëngjesit, kanë ndërhyrë forcat speciale të Policisë së Kosovës, ku deri tani raportohet për arrestimin e 13 serbëve.
Gjithashu, në këtë aksion ka pasur edhe të plagosur nga të dy palët. Deri tani raportohet për 4 policë të plagosur dhe 2 serbë. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.