×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për nesër dhe pasnesër

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 16:21

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, kurse vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me shi të intensitetit të dobët.

    Gjersa, të enjten do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me diell. Prezenca e vranësirave mund të jetë vetëm përgjatë viseve malore, por reshje shiu nuk parashihen.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1- 9m/s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!