Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan, duke kërkuar angazhim urgjent nga IPK dhe bashkëpunim të plotë të Policisë gjatë hetimeve, shkruan Reporteri.net.
Sveçla pret që sa më shpejt të zbardhet e vërteta dhe familjarët e opinioni publik të njoftohet me të gjitha të gjeturat për rastin.
“Jam thellësisht i prekur nga lajmi për vdekjen e qytetarit tonë para mëngjesit të djeshëm në Lipjan. Si Ministër i Punëve të Brendshme, sapo jam informuar për ngjarjen, kam kërkuar angazhim urgjent dhe profesional nga Inspektorati Policor i Kosovës si dhe bashkëpunim të plotë të Policisë së Kosovës gjatë këtij hetimi. Në kuadër të kësaj, hetimet tashmë janë duke u zhvilluar me intensitet maksimal.
Bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorisë është kyç për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë”, ka shkruar ai në Facebook.
Në reagimin e tij pas më shumë se 36 orë, Sveçla thotë se askush s’është mbi ligjin, dhe fajtori do të përballet me drejtësinë duke marrë dënimin e merituar.
Ai gjithashtu shton se Policia vazhdon të jetë institucion i besuar, dhe diçka e tillë duhet të ruhet, ndaj nuk do të kursehet askush.
“Familjarëve të të ndjerit u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Pres që sa më shpejt, të zbardhet e vërteta dhe të gjitha rrethanat si dhe familjarët dhe opinioni publik të njoftohen me të gjitha të gjeturat dhe epilogun e këtij rasti. Askush nuk është mbi ligjin, dhe kushdo që rezulton fajtor do të përballet me drejtësinë dhe do të marrë dënimin e merituar.
Policia e Kosovës, falë profesionalizmit, transparencës dhe përkushtimit në shërbim të qytetarëve, vazhdon të jetë institucioni më i besuar dhe më kredibil në vend. Ky besim duhet ruajtur me çdo kusht dhe pa kursyer askënd pasi besimi qytetarë është jo vetëm vlerë por domosdoshmëri për punën e suksesshme të Policisë së Kosovës. Atë do ta ruajmë me vendosmëri përmes drejtësisë dhe përgjegjësisë për secilin rast”, ka shkruar Sveçla.
/Reporteri.net/
Shefi i EULEX’it, Giovanni Pietro Barbano, ka reaguar lidhur me rastin e 27-vjeçarit në Lipjan, i cili vdiq në rrethana të dyshimta pas arrestimit nga Policia, rast për të cilin tashmë janë arrestuar pesë policë.
Barbano ka kërkuar sqarim të plotë të rrethanave të rastit, shkruan Reporteri.net.
“Marr parasysh fillimin e menjëhershëm të hetimeve nga Inspektorati Policor i Kosovës pas vdekjes së një personi në Lipjan, presim që autoritetet kompetente të sqarojnë plotësisht dhe në mënyrë transparente rrethanat e rastit, duke respektuar plotësisht sundimin e ligjit dhe standardet e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Barbano në platformën sociale “x”.
I take note of the swift initiation of an investigation by PIK following the death of an individual in Lipjan/Lipljan. We expect that competent authorities thoroughly and transparently clarify the circumstances of the case, in full respect of RoL & human rights standards.
— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) July 8, 2025
Policia nuk e ka përfshirë fare në raportin 24 orësh këtë rast.
Lidhur me vdekjen e të riut, mbrëmë janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje pesë policë nën dyshimin për “Vrasje nga pakujdesia”, mirëpo tek raporti i Policisë që u dergohet mediave nuk figuron fare i evidentuar si rast.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kërkuar angazhim urgjent nga IPK dhe bashkëpunim të plotë të Policisë gjatë hetimeve.
Lidhur me rastin ka nisur hetime edhe Avokati i Popullit.
Presidentja Vjosa Osmani e as kryeministri në detyrë ende s’kanë reaguar lidhur me rastin./Reporteri.net
Mediat po vazhdojnë të publikojnë pamje nga momentet e fundit të 27-vjeçarit që vdiq në rrethana të dyshimta në Lipjan, pas arrestimit nga Policia.
Në pamjet e publikuara sot nga “Paparaci” shihet se i riu u bartë me autoambulancë drejt spitalit me pranga në duart e lidhura pas shpine, shkruan Reporteri.net.
27-vjeçari dyshohet se vdiq i prangosur disa momente pas arrestimit në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan, në orën e parë të së hënës.
Lidhur me rastin janë arrestuar pesë policë, nën dyshimin për “Vrasje nga pakujdesia”.
Inspektorati ka rekomanduar suspendimin e të pesë zyrtarëve, një prej të cilëve është rreshter./Reporteri.net
Policia e Kosovës nuk e ka përfshirë fare në raportin 24 orësh vdekjen në rrethana të dyshimta të 27-vjeçarit në Lipjan, pas arrestimit, shkruan Reporteri.net.
Lidhur me vdekjen e tij, mbrëmë janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje pesë policë nën dyshimin për “Vrasje nga pakujdesia”, mirëpo tek raporti i Policisë që u dergohet mediave nuk figuron fare i evidentuar si rast.
Për rastin në fjalë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kërkuar angazhim urgjent nga IPK dhe bashkëpunim të plotë të Policisë gjatë hetimeve.
Sveçla ka thënë se pret që sa më shpejt të zbardhet e vërteta dhe familjarët e opinioni publik të njoftohet me të gjitha të gjeturat për rastin.
“Jam thellësisht i prekur nga lajmi për vdekjen e qytetarit tonë para mëngjesit të djeshëm në Lipjan. Si Ministër i Punëve të Brendshme, sapo jam informuar për ngjarjen, kam kërkuar angazhim urgjent dhe profesional nga Inspektorati Policor i Kosovës si dhe bashkëpunim të plotë të Policisë së Kosovës gjatë këtij hetimi. Në kuadër të kësaj, hetimet tashmë janë duke u zhvilluar me intensitet maksimal.
Bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorisë është kyç për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë”, ka shkruar ai në Facebook.
Në reagimin e tij pas më shumë se 36 orë, Sveçla thotë se askush s’është mbi ligjin, dhe fajtori do të përballet me drejtësinë duke marrë dënimin e merituar.
Ai gjithashtu shton se Policia vazhdon të jetë institucion i besuar, dhe diçka e tillë duhet të ruhet, ndaj nuk do të kursehet askush.
Lidhur me rastin ka nisur hetime edhe Avokati i Popullit.
Presidentja Vjosa Osmani e as kryeministri në detyrë ende s’kanë reaguar lidhur me rastin./Reporteri.net
Sonte nga ora 20:30, para Teatrit Kombëtar organizohet aksion për ndezjen e qirinjve në nderim të A.Zejnullahut.
Ai vdiq në rrethana ende të paqarta në Lipjan.
Pesë zyrtarë policorë, në mesin e të cilëve edhe një rreshter po hetohen për rastin e vdekjes së 27-vjeçarit.
Ata u suspenduan dhe u ndaluan për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Për vdekjen e 27-vjeçarit ka reaguar edhe Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi i cili ka thënë se mënyra se si pesë policët e menaxhuan situatën më së paku mund të quhet pakujdesi, shkruan Reporteri.net.
Sipas tij, 27 vjeçari vdiq në dorë të shtetit.
Ai madje ka shtruar edhe disa pyetje nëse policët kishin trajnimin profesional të duhur për situata të tilla.
Reagimi:
Mënyra se si pesë police e menaxhuan këtë situatë më së paku mund të quhet pakujdesi dhe amatorizëm i skajshëm.
27 vjeçari vdiq në dorë të shtetit.
Shteti permes Ministrit të Punëve të brendshme, Drejtorit të Policisë po edhe vet Kryeministrit do duhej të sqaronin per publikun kete situate sonte.
Pesë policet a e kishin trajnimin profesional te duhur per te menaxhuar situata te tilla?
Pse ne vitet e fundit po ndodhin skandale dhe dhunim te drejtave te qytetareve nga police te caktuar?
A eshte kjo si rezultat I politikave te reja te LVV qe policet e rinj nga shkollat e mesme te behen police me nje trajnim prej vetem 12 javesh?
A ka ndonje politike apo strategji te adresohet ky fenomen?
Ne keto vite sa police te rinj i kemi ne rruget e Kosoves me trajnim 12 javor?
Kosova gjithmone eshte krenuar me policine sepse ka qene nje force nder me te pregaditurat dhe me profesionalet jo vetem ne rajon por edhe ne krahasim me shtete te BE.
Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me rastin e 27-vjeçarit në Lipjan, i cili vdiq në rrethana të dyshimta pas arrestimit nga Policia e Kosovës. Për këtë rast, janë arrestuar pesë policë.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Avokati i Popullit ka bërë me dije se ka hapur procedurë hetimore për të vlerësuar nëse ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut, si dhe për të monitoruar veprimet e institucioneve përgjegjëse, përfshirë Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Në reagim thuhet se ushtrimi i forcës përtej asaj të domosdoshme përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore të njeriut, të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
“Institucioni i Avokatit të Popullit kërkon transparencë të plotë nga institucionet kompetente lidhur me hetimin e rasteve. Po ashtu është e rëndësishme të theksohet rëndësia e zbatimit të standardeve profesionale në çdo ndërhyrje policore dhe domosdoshmërinë e trajnimeve të vazhdueshme për zyrtarët e rendit. Avokati i Popullit do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet rreth këtyre rasteve dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve”, thuhet në reagim.
Rasti tjetër për të cilin është nisur hetim është ai për pamjet që u publikuan ku shiheshin zyrtarë policorë duke e rrahur një qytetar ndonëse i njëjti ishte i prangosur./Reporteri.net
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan, ppr të cilin ka thënë se autopsia e tij është kryer të hënën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ajo ka theksuar se IML-ja po bën përpjekje maksimale që sa më shpejt të përfundoj raporti i autopsisë dhe se një preliminar s’është dorëzuar ende.
“Me urdhëresë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dje është kryer autopsia e të ndjerit Agon Zejnullahu. IML është duke bërë përpjekje maksimale për të kryer sa më shpejt edhe analizimin histopatologjik dhe toksikologjik të mostrave indore të marra gjatë autopsisë në mënyrë që të përfundojë sa më shpejt raporti i autopsisë. Instituti i Mjekësisë Ligjore ende nuk ka dorëzuar asnjë raport preliminar për këtë rast.
I riu A.Z në Lipjan ka vdekur në rrethana të dyshimta. Lidhur me rastin janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje pesë zyrtarë policorë.
Ata po dyshohen për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.
/Reporteri.net/
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Lipjan, ku një 27-vjeçar vdiq pas arrestimit nga policia, gjë për të cilën ajo ka kërkuar hetim të menjëhershëm, shkruan Reporteri.net.
Musliu thekson se pamjet e publikuara janë të rënda dhe ngrenë shqetësime serioze për përdorimin disproporcional të forcës nga zyrtarët policorë.
Ajo thekson se abuzimi me forcën apo tejkalimi i autoritetit ligjor nuk mund të justifikohen në asnjë rrethanë.
Musliu thekson se rritja e rasteve të tilla përbën një alarm për rrezikun që i kanoset demokracisë dhe sundimit të ligjit. Ajo kërkon që rasti të shërbejë si pikë kthese për reflektim dhe reforma urgjente brenda institucionit policor.
Reagimi:
Ngjarja tragjike që ndodhi në Lipjan, ku një person humbi jetën pas një ndërhyrje policore, ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur shqetësime serioze për reagimet e zyrtarëve policorë dhe dyshimet për perdorimin disproporcional të forces.
Pamjet e publikuara janë të rënda dhe kërkojnë përgjigje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.
Ajo çfarë duhet të themi qartë është se ne nuk guxojmë të lejojmë rreshqitjen e shtetit tonë drejt formave të kontrollit represiv ose të kontrollit të tepruar policor.
Në asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë abuzimin me forcën apo tejkalimin e autoritetit ligjor.
Prandaj kërkoj që ky rast të hetohet me urgjencë, në mënyrë të pavarur, transparente dhe profesionale. Qytetarët kanë të drejtë të dinë të vërtetën, dhe askush nuk qëndron mbi ligjin, asnjë individ dhe asnjë institucion.
Si një nga avokueset më të zëshme të Policisë së Kosovës, jam plotësisht e vetëdijshme për sfidat me të cilat përballen pjesëtarët e saj çdo ditë, nga mungesa e mbështetjes institucionale, trajtimi i papërshtatshëm profesional, e deri te mungesa e kushteve për një punë dinjitoze.
Në të njëjtën kohë, si përfaqësuese politike, por edhe si qytetare e këtij vendi, ndjej detyrim të ngre zërin për të dënuar çdo formë të përdorimit joproporcional të forcës, veçanërisht kur ajo vjen nga organet që kanë për detyrë të garantojnë siguri dhe të mbrojnë qytetarin.
Policia e Kosovës, me gjithë sfidat e rënda nëpër të cilat ka kaluar përgjatë këtyre 26 viteve në liri, ka qenë gjithmonë institucioni më i besueshëm në vend. Mos të lejojmë që rastet e tilla të dëmtojnë këtë imazh.
Por, shpeshtësia e rasteve të tilla është një alarm për rrezikun që i kanoset institucionit të policisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit, prandaj kjo ngjarje tragjike duhet të jetë një pikë kthese për reflektim të thellë nga shteti, shoqëria dhe institucionet tona. Policia e Kosovës ka nevojë për reforma urgjente dhe përgatitje të përshtatshme për zyrtarët policorë në mënyrë që ata të performojnë në mënyrën më të mirë.
Drejtësia duhet të jetë e shpejtë dhe e palëkundur.
Shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes së të ndjerit
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Kryeministri në detyrë Albin Kurti e Presidentja Vjosa Osmani, ende nuk kanë bërë asnjë reagim lidhur me vdekjen në rrethana të dyshimta të një 27-vjeçari në Lipjan, për çka u arrestuan pesë policë nën dyshimin për “Vrasje nga pakujdesia”. Rasti ka nxitur reagime të shumta tek qytetarët, të cilët kanë ngritur dyshime mbi punën e Policisë.
Një 27-vjeçar ka vdekur në rrethana të dyshimta në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Lipjan, pas arrestimit nga Policia e Kosovës.
Mbrëmjen e djeshme, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë pesë policë lidhur me këtë rast. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se të njëjtit po dyshohen për “Vrasje nga pakujdesia”.
Ky rast ka nxitur reagime të shumta tek qytetarët, por jo edhe te krerët e shtetit. Ndonëse kanë kaluar mbi 24 orë nga rasti, Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ende s’ka bërë ndonjë reagim. Me deklaratë për këtë rast ende s’kanë dalë as Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e as Presidentja Vjosa Osmani.
Sipas Policisë, i riu dyshohet se fillimisht në gjendje të dehur rreth orës 00:15 kishte sulmuar automjetet dhe kalimtarët në rrugën “Haradin Bajrami”. Në deklaratën e policisë, thuhej se ekipi mjekësor kishte bërë përpjekje, por që 27-vjeçari kishte ndërruar jetë.
“Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë. Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë”, ka thënë dje Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.
Në pamjet që u publikuan më vonë në media, shihej 27-vjeçari në gjendje të rëndë pas arrestimit.
Edhe nga familja e viktimës ngritën dyshime rreth rastit.
Vëllai i tij tha se në fillim i kishin thënë se A.Z ai kishte pësuar infarkt. Madje ai shtoi se viktima kishte edhe “shenja në fytyrë sikur të kishte rrahje masive, në trup”.
Sipas tij, për vdekjen e vëllait dëgjuan versione si “infarkt e nga ndikimi i alkoolit…”, por ai thotë se “shihet qartë se është vrarë nga dora e shtetit, nga disa policë…Posedojmë video që vërehet duke bërtitë në frymën e fundit dhe e goditin në fytyrë dhe aty më nuk lëvizë”, ka deklaruar vëllai i viktimës.
Pas publikimit të pamjeve, Inspektorati Policor i Kosovës rekomandoi suspendimin e pesë policëve.
Në vonë të njëjtit u arrestuan. Të arrestuarit janë: Ibrahim Nela, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani, Albian Ratkoceri dhe Endrit Beqiri. Nela është rreshter në Stacionin Policor në Lipjan, Konxheli, Rrahmani dhe Ratkoceri janë zyrtarë në Stacionin Policor në Lipjan, teksa Beqiri është zyrtar në Stacionin Policor Ferizaj.
“Sot në orët e mbrëmjes, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë ftuar për intervistim në IPK në cilësinë e të dyshuarve pesë zyrtarët policorë të përfshirë në këtë ndërhyrje/reagim policor (një rreshter dhe katër zyrtarë policorë). Pas intervstimit të tyre dhe pas administrimit edhe me dëshmitë e tjera që janë siguruar sot pas veprimeve hetimore, që të pesë zyrtarët policorë janë arrestuar si të dyshuar kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, konfirmoi IPK’ja.
IPK ka thënë se në kuadër të hetimit pritet të ndërmerren edhe shumë veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave lidhur me këtë incident si dhe priten edhe rezultatet e ekzaminimeve përfshirë ato mjeko-ligjore./Reporteri.net
Pesë policë janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimin për “vrasje nga pakujdesia” në rastin e 27-vjeçarit në Lipjan.
Sipas Policisë, viktima dyshohet se fillimisht në gjendje të dehur rreth orës 00:15 kishte sulmuar automjetet dhe kalimtarët në rrugën “Haradin Bajrami”. Në deklaratën e policisë, thuhej se ekipi mjekësor kishte bërë përpjekje, por që 27-vjeçari kishte ndërruar jetë.
“Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë. Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë”, kishte thënë Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.
Duke qenë se dyshimet e para filluan ndaj zyrtarëve policor lidhur me vdekjen e të riun, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnulla Gashi kur dhe pamjet fillimisht u publikuan në rrjete sociale, nuk pranoi të jepte shumë detaje. Ai tha për Gazetën Online Reporteri.net se situata ishte e ndjeshme, dhe çdo informatë mund të sillte dhe pasoja të panevojshme.
“Rasti është inicuar. Janë duke u marrë hetimet e nevojshme. Nuk mundemi me dhënë informacione për shkak se mund të paragykojë këtë situatë. Është situatë shumë e ndishme. Shkakun e vdekjes mundemi me marrë pas ekpertizave që i kemi bo të nevojshme. Hetimet po bëhen. Është angazhuar edhe IPK-ja. Të gjithë veprimet janë duke u marrë. Asnjë informatë tjetër s’mund të japim pasi situata është sensitive, pasi nuk dojmë me dhënë ndonjë informatë e cila mund të sjell pasoja të panevojshme”, kishte deklruar Gashi për Reporteri.net.
Policët e përfshirë në rast, një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, fillimisht IPK i suspendoi nga puna, për t’u arrestuar më pas për “vrasje nga pakujdesia”.
Ndalimin e tyre për Reporteri.net e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi.
Nga familja e viktimës, vëllai i tij tha se në fillim i kishin thënë se A.Z ai kishte pësuar infarkt. Madje ai shtoi se viktima kishte edhe “shenja në fytyrë sikur të kishte rrahje masive, në trup”.
Sipas tij, për vdekjen e vëllait dëgjuan versione si “infarkt e nga ndikimi i alkoolit…”, por ai thotë se “shihet qartë se është vrarë nga dora e shtetit, nga disa policë…Posedojmë video që vërehet duke bërtitë në frymën e fundit dhe e goditin në fytyrë dhe aty më nuk lëvizë”, ka deklaruar vëllai i viktimës.
Për rastin, asnjë reagim deri tani s’ka pasur nga krerë të lartë të institucioneve shtetërore.
/Reporteri.net/
Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar arrestimin e pesë policëve, të cilët dyshohen për “vrasje nga pakujdesia” lidhur me rastin e 27-vjeçarit në Lipjan, që vdiq në rrethana të dyshimta pas arrestimit nga Policia.
IPK ka bërë me dije se të arrestuarit janë një rreshter dhe katër policë. Atyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, shkruan Reporteri.net.
“Sot në orët e mbrëmjes, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë ftuar për intervistim në IPK në cilësinë e të dyshuarve pesë zyrtarët policorë të përfshirë në këtë ndërhyrje/reagim policor (një rreshter dhe katër zyrtarë policorë). Pas intervstimit të tyre dhe pas administrimit edhe me dëshmitë e tjera që janë siguruar sot pas veprimeve hetimore, që të pesë zyrtarët policorë janë arrestuar si të dyshuar kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.
IPK ka thënë se në kuadër të hetimit pritet të ndërmerren edhe shumë veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave lidhur me këtë incident si dhe priten edhe rezultatet e ekzaminimeve përfshirë ato mjeko-ligjore.
Të arrestuarit janë: Ibrahim Nela, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani, Albian Ratkoceri dhe Endrit Beqiri. Nela është rreshter në Stacionin Policor në Lipjan, Konxheli, Rrahmani dhe Ratkoceri janë zyrtarë në Stacionin Policor në Lipjan, teksa Beqiri është zyrtar në Stacionin Policor Ferizaj.
Ndalimin e tyre për Reporteri.net e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi.
Pesë zyrtarë policorë janë arrestuar sot nën dyshimin për “Vrasje nga pakujdesia”, lidhur me rastin e 27-vjeçarit në Lipjan që vdiq në rrethana të dyshimta pas arrestimit nga Policia.
Të arrestuarit janë: Ibrahim Nela, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani, Albian Ratkoceri dhe Endrit Beqiri. Nela është rreshter në Stacionin Policor në Lipjan, Konxheli, Rrahmani dhe Ratkoceri janë zyrtarë në Stacionin Policor në Lipjan, teksa Beqiri është zyrtar në Stacionin Policor Ferizaj.
Ndalimin e tyre për Reporteri.net e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi.
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tyre.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar vdekjen e të riut, teksa ka dhënë detaje rreth rastit.
“Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë. Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.”, ka thënë Borovci./Reporteri.net
Pesë policë janë ndaluar lidhur me rastin e 27-vjeçarit në Lipjan, që vdiq në rrethana të dyshimta pas arrestimit nga Policia.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se të njëjtit janë ndaluar nën dyshimin për “Vrasje nga pakujdesia”.
Inspektorati Policor i Kosovës rekomandoi më herët suspendimin e tyre.
IPK ka thënë se suspendimi i tyre është masë administrative e përkohshme dhe në këtë fazë nuk paragjykon përgjegjësinë e tyre ligjore apo profesionale.
“IPK në koordinim me Prokurorinë e Shtetit është duke bërë një hetim të pavarur, objektiv dhe të gjithanshëm për të përcaktuar nëse gjatë ndërhyrjes/reagimit policor janë respektuar procedurat ligjore dhe standardet profesionale të veprimit policor.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka konfirmuar vdekjen e të riut, teksa ka dhënë detaje rreth rastit.
“Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë. Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.”, ka thënë Borovci.
“Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Aktualisht policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” ka thënë Borovci./Reporteri.net
Alban Zejnullahu, vëllai i 27-vjeçarit Agon Zejnullahu – i cili vdiq pas arrestimit në Lipjan, është deklaruar për rastin tragjik të vëllait të tij tashmë të ndjerë.
Ai tha se vëllai i tij kishte shenja dhune në fytyrë e në trup, pasi familja ishte thirrur që ta shihte 27-vjeçarin në emergjencë.
“Lajmin e pranuam pas orës 01:00, na telefonoi dikush nga stacioni policor tha të vijmë në emergjencë…Kur shkuam aty, pam një çarçaf të bardhë përmbi vëllain dhe ishte pa shenja jete”, tha Zejnullahu për T7.
“Kishte shenja në fytyrë sikur të kishte rrahje masive, në trup….”, shtoi ai.
Sipas tij, për vdekjen e vëllait dëgjuan versione si “infarkt e nga ndikimi i alkoolit…”, por ai thotë se “shihet qartë se është vrarë nga dora e shtetit, nga disa policë…Posedojmë video që vërehet duke bërtitë në frymën e fundit dhe e goditin në fytyrë dhe aty më nuk lëvizë”, tha Zejnullahu mes dhimbjes së madhe për vdekjen e të vëllait.
Janë publikuar pamje të reja lidhur me rastin e 27-vjeçarit që ka vdekur në rrethana të dyshimtë pas arrestimit nga Policia e Kosovës, mëngjesin e sotëm në Lipjan.
Në pamjet e reja të publikuara në media shihet 27-vjeçari në gjendje të rëndë pas arrestimit, i rënë në gjunjë e me duar të lidhura pas shpinës.
Deri tani, lidhur me rastin është rekomanduar suspendimi i pesë policëve./Reporteri.net
Një 27-vjeçar ka vdekur në Lipjan në rrethana të dyshimta, pak minuta pas arrestimit nga Policia e Kosovës.
“Betimi për Drejtësi” ka publikuar pamje të reja nga momenti i arrestimit. Në pamje shihen së paku tre policë teksa e kryejnë arrestimin.
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e pesë policëve, lidhur me rastin.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka thënë se ai dyshohet se fillimisht në gjendje të dehur ka sulmuar automjetet dhe kalimtarët në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.
“Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë. Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.”, ka thënë Borovci.
“Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Aktualisht policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” ka thënë Borovci./Reporteri.net
Inspektorati Policor i Kosovës e ka konfirmuar raportimin e gazetës online Reporteri.net për suspendimin e pesë zyrtarëve policor për rastin e vdekjes së 27 vjeçarit, A.Z në orët e para të mëngjesit në Lipjan.
Sipas një komunikate të IPK-së, hetuesit e saj në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me vdekjen e një qytetari në Lipjan dhe reagimit të zyrtarëve policorë në këtë incident sot pas mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan .
“Në kuadër të veprimeve hetimore përfshihet edhe identifikimi dhe intervistimi i dëshmitarëve okular të këtij rasti si dhe ka filluar mbledhja e provave materiale, incizimeve nga kamerat e sigurisë dhe incizimet nga telefonat mobil. Që të gjitha këto video materiale do të jenë pjesë e ekzaminimeve të detajuara që pritet të ndihmojnë në sqarimin e rrethanave të këtij incidenti por edhe mënyrës së reagimit policor. Në interes të zhvillimit të hetimit, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit të përkohshëm për pesë zyrtarët policorë të përfshirë në këtë ndërhyrje/reagim policor( përfshirë një rreshter dhe katër zyrtarë policorë).”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
IPK bën me dije suspendimi i tyre është masë administrative e përkohshme dhe në këtë fazë nuk paragjykon përgjegjësinë e tyre ligjore apo profesionale.
“IPK në koordinim me Prokurorinë e Shtetit është duke bërë një hetim të pavarur, objektiv dhe të gjithanshëm për të përcaktuar nëse gjatë ndërhyrjes/reagimit policor janë respektuar procedurat ligjore dhe standardet profesionale të veprimit policor. IPK rikujton opinionin e gjerë se rastet e kësaj natyre trajtohen me prioritet të lartë dhe çdo përgjegjësi eventuale individuale apo edhe institucionale do të adresohet bazuar në të gjeturat e hetimit dhe autorizimet ligjore të IPK-së dhe ligjeve të tjera në Republikën e Kosovës.”, thuhet në komunikatë.
Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të ditës së sotme një qytetin e Lipjanit, ku një i ri 27 vjeçar vdiq në rrethana të dyshimta, pasi u arrestua nga Policia e Kosovës.
I vëllai i 27 vjeçarit, A.Z që vdiq po hedh dyshime se ai mund të këtë vdekur si pasojë e dhunës së policëve.
“Po presim raportin e autopsisë, por në bazë të videove padyshim që hedhen dyshime në mënyrën e forcës”, i tha televizionit Dukagjini Alban Zejnullahu, vëllai i të ndjerit.
Lidhur me këtw rast, gazeta online Reporteri.net ka raportoi se pesë zyrtarë të policisë janë suspenduar nga Policia.
Për këtë rast për gazetën online Reporteri.net ka folur edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.
Ai ka thënë për gazetën online Reporteri.net se janë duke u marrë hetimet e nevojshme mbi vdekjen e tij.
Sipas Gashit, situata është shumë e ndjeshme, dhe se shkaku i vdekjes do të jepet vetëm pas ekspertizave të bëra.
Kryeprokurori theksoi se s’mund të jap më shumë informacione, pasi siç tha ai “mund të sjellin pasoja të panevojshme”.
“Rasti është inicuar. Janë duke u marrë hetimet e nevojshme. Nuk mundemi me dhënë informacione për shkak se mund të paragykojë këtë situatë. Është situatë shumë e ndishme. Shkakun e vdekjes mundemi me marrë pas ekpertizave që i kemi bo të nevojshme. Hetimet po bëhen. Është angazhuar edhe IPK-ja. Të gjithë veprimet janë duke u marrë. Asnjë informatë tjetër s’mund të japim pasi situata është sensitive, pasi nuk dojmë me dhënë ndonjë informatë e cila mund të sjell pasoja të panevojshme”, tha Kryeprokurori Gashi për Reporteri.net.
Gjatë ditës për Gazetën Online Reporteri.net u deklaruan edhe nga Policia e Kosovës, por pa dhënë detaje mbi rrethanat e vdekjes.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka thënë se ai dyshohet se fillimisht në gjendje të dehur ka sulmuar automjetet dhe kalimtarët në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.
“Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë. Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.”, ka thënë Borovci.
“Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Aktualisht policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” ka thënë Borovci për Reporteri.net.