×
  • Lajme
  • Lajme / E konfirmuar
    INSTANT

    Pas Pecit, Prokuroria Speciale po interviston edhe Kryeshefin e AUV-it

    Reporteri
    27 Maj 2025 | 17:43

    Në Prokurorinë Speciale ka nisur intervistimi edhe ndaj Kryeshefit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha.

    Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

    Ky intervistim ndaj Hoxhës, vie pas bastisjes që është kryer në këtë institucion lidhur me kontratën për fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore.

    Aksioni i Policisë së Kosovës nisi mëngjesin e së martës, ku bastisje u kryen në katër lokacione, Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillim Bujqësor, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, dhe në lokacionin e kompanisë përfituese të kontratës.

    Lidhur me dyshimet me fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore po vazhdon qe katër orë edhe intervistimi i Ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci.

    Nga Ministria që ai drejton kanë thënë se janë të gatshëm të ofrojnë çdo informatë për çdo interesim që mund të ketë.

    “Që nga dita e parë, jemi në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë, duke ofruar çdo informatë për secilin interesim të tyrin, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit. Kemi bashkëpunuar ngushtë me këto institucione dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, të udhëhequr nga parimet e transparencës dhe llogaridhënies”, thuhej në komunikatën e Ministrisë së Bujqësisë.

    /Reporteri.net/

    Abdixhiku pas intervistimit të Pecit: Po e mbrojnë hajninë vetëm pse hajni është i tyre

    Reporteri
    27 Maj 2025 | 19:47

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me bastisjet e sotme me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe intervistimin si i dyshuar të Ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Pecit dhe Kryeshefit të AUV’it, Bekim Hoxha, lidhur me aferën e fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore.

    Abdixhiku ka thënë se “paratë e vjedhura nga ata që e shohin veten mbi shtet, ligj e vend”, do të kthehen cent më cent, shkruan Reporteri.net.

    “Edhe në Kosovë, sikurse në secilin vend tjetër në Evropë, do të del një ditë një prokuror a dy, djem e vajza të reja e të rinj, që kanë guxim e integritet të trajtojnë secilin akt korruptiv; secilën hajni Edhe atë të pushtetarëve. Sidomos atë të pushtetarëve. Atë ditë do të mburremi të gjithë – me shtetin tonë, me arritjet tona; me integritetin e njerëzve që i shërbejnë popullit të tyre pa frikë”, ka shkruar Abidxhiku,

    Në mbrojtje Pecit sot i kanë dalë Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Në postimin e tij, Abdixhiku ka folur edhe për këto reagime, duke thënë se po mbrohet hajnia vetëm sepse “hajni është i tyre”.

    “Atë ditë, piskamat e politikanëve që mbrojnë hajninë vetëm pse hajni është i tyre – atë që u bërtet me fakte mu para syve – atë ditë, këto piskama nuk do të kenë më asnjë vlerë. Le të shpresojmë e besojmë, se pas aq shumë vitesh pritjeje, një guxim i tillë tashmë ka lindur. Dhe me të, ka lindur dhe një epokë e re e popullit tonë. Në këtë epokë, një e vërtetë e pashmangshme do të qëndrojë gjithëherë – se paret e vjedhura nga ata që e shohin veten mbi shtet, ligj e vend, do të kthehen cent më cent. Nga të gjithë!”, ka shkruar ai.

    Peci dhe Hoxha janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistimeve.

    Intervistimi i tyre është bërë pas bastisjeve që janë kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale në katër lokacione, Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillim Bujqësor, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, dhe në lokacionin e kompanisë përfituese të kontratës lidhur me dyshimet me fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore.

    Prokurori i rastit, Admir Shala sot gjatë ditës, në një deklaratë për mediat ka thënë shkurt se Prokuroria Speciale ka nisur hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

    Në anën tjetër, nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë se janë të gatshëm të ofrojnë çdo informatë për çdo interesim që mund të ketë.

    “Që nga dita e parë, jemi në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë, duke ofruar çdo informatë për secilin interesim të tyrin, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit. Kemi bashkëpunuar ngushtë me këto institucione dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, të udhëhequr nga parimet e transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Bujqësisë./Reporteri.net

    Edhe Kryeshefi i AUV’it u intervistua si i dyshuar, deklarohet avokati i tij

    Reporteri
    27 Maj 2025 | 19:28

    Përveç Ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Pecit, sot nga Prokuroria Speciale është intervistuar edhe Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinasisë, Bekim Hoxha, lidhur me aferën e fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore. Edhe ai, sikurse Peci është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, shkruan Reporteri.net.

    Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Artan Qerkini. Qerkini tha se Hoxha ka dhënë deklaratën dhe se është liruar në procedurë të rregullt.

    “z.Hoxha është intervistuar. E ka dhënë një deklaratë. Konsiderojmë që nuk ekziston asnjë lloj dyshimi se ka kryer ndonjë vepër penale. Për vazhdimin e hetimeve do t’u mbajmë të informuar. Në cilësinë e të dyshuarit, mirëpo është liruar në procedurë të rregullt”, ka deklaruar Qerkini për media.

    Ky intervistim ndaj Hoxhës, vie pas bastisjes që është kryer në këtë institucion lidhur me kontratën për fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore.

    Aksioni i Policisë së Kosovës nisi mëngjesin e së martës, ku bastisje u kryen në katër lokacione, Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillim Bujqësor, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, dhe në lokacionin e kompanisë përfituese të kontratës./Reporteri.net

    Peci lirohet në procedurë të rregullt pas intervistimit si i dyshuar nga Prokuroria Speciale

    Reporteri
    27 Maj 2025 | 18:57

    Pas më shumë se katër orësh intervistim në Prokurorinë Speciale, si i dyshuar lidhur me aferën e fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore, Ministri në detyrë i Bujqësisë është liruar në procedurë të rregullt.

    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

    “Ka përfunduar(intervistimi). Z. Peci është liruar në procedure te rregullt”, ka thënë Luta.

    Intervistimi i tij është bërë pas bastisjeve që janë kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale në katër lokacione, Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillim Bujqësor, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, dhe në lokacionin e kompanisë përfituese të kontratës lidhur me dyshimet me fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore.

    Prokurori i rastit, Admir Shala sot gjatë ditës, në një deklaratë për mediat ka thënë shkurt se Prokuroria Speciale ka nisur hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

    Në anën tjetër, nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë se janë të gatshëm të ofrojnë çdo informatë për çdo interesim që mund të ketë.

    “Që nga dita e parë, jemi në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë, duke ofruar çdo informatë për secilin interesim të tyrin, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit. Kemi bashkëpunuar ngushtë me këto institucione dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, të udhëhequr nga parimet e transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Bujqësisë./Reporteri.net

    Intervistimi i Faton Pecit si i dyshuar për korrupsion, Donika Gërvalla vihet në sulm të Kryeprokurorit Blerim Isufaj

    Reporteri
    27 Maj 2025 | 18:37

    Ministrja në detyrë dhe kryetarja e GUXO, Donika Gërvalla, i ka dalë në krah Ministrit në detyrë të Bujqësisë, njëherit kryetarit tjetër të kësaj partie, Faton Pecit, i cili po intervistohet nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të dyshuarit lidhur me aferën për fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore.

    Gërvalla ka sulmuar Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajn. Ajo e ka cilësuar këtë si hakmarrje, shkruan Reporteri.net.

    “Inskenim i gërditshëm ky aksioni i sotëm i Blerim Isufajt kundër ministrit Faton Peci, ministrit më shembullor të këtij mandati. Hakmarrje e shëmtuar ndaj betejës së suksesshme të Fatonit kundër korrupsionit dhe guximit të tij për t’u ballafaquar me secilën shkelje të ligjit, pa marrë parasysh se sa të rrezikshëm janë shkelësit dhe sa shumë shokë e ortakë kanë në Prokurorinë Speciale”, ka shkruar Gërvalla.

    Sipas saj, ky është tentim për ta njollosur Pecin.

    “Kur pikërisht ata që e kanë për detyrë ta mbrojnë shtetin ligjor dhe qytetarët e Republikës nga krimi i keqpërdorin organet e drejtësisë për hakmarrje dhe për të njollosur figurat e suksesshme dhe të pastra politike, atëherë asgjë më nuk duhet të na habisë.  Por, kthim prapa nuk ka. Deri në reformimin e plotë edhe të sistemit të drejtësisë”, ka shkruar Gërvalla.

    Intervistimi i Pecit vjen pas bastisjeve që janë kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale në katër lokacione, Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillim Bujqësor, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, dhe në lokacionin e kompanisë përfituese të kontratës lidhur me dyshimet me fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore.

    Prokurori i rastit, Admir Shala sot gjatë ditës, në një deklaratë për mediat ka thënë shkurt se Prokuroria Speciale ka nisur hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

    Në anën tjetër, nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë se janë të gatshëm të ofrojnë çdo informatë për çdo interesim që mund të ketë.

    “Që nga dita e parë, jemi në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë, duke ofruar çdo informatë për secilin interesim të tyrin, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit. Kemi bashkëpunuar ngushtë me këto institucione dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, të udhëhequr nga parimet e transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Bujqësisë./Reporteri.net

     

    Prokuroria Speciale e konfirmon se Faton Peci po intervistohet si i dyshuar

    Reporteri
    27 Maj 2025 | 18:30

    Prokuroria Speciale ka konfirmuar raportimin e Gazetës Online Reporteri.net se Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit. 

    Se Peci po intervistohet si i pandehur, për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta.

    Peci ende ndodhet në objektin e Prokurorisë Speciale.

    Intervistimi i tij vjen pas bastisjeve që janë kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale në katër lokacione, Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillim Bujqësor, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, dhe në lokacionin e kompanisë përfituese të kontratës lidhur me dyshimet me fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore.

    Prokurori i rastit, Admir Shala sot gjatë ditës, në një deklaratë për mediat ka thënë shkurt se Prokuroria Speciale ka nisur hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

    Në anën tjetër, nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë se janë të gatshëm të ofrojnë çdo informatë për çdo interesim që mund të ketë.

    “Që nga dita e parë, jemi në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë, duke ofruar çdo informatë për secilin interesim të tyrin, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit. Kemi bashkëpunuar ngushtë me këto institucione dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, të udhëhequr nga parimet e transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Bujqësisë./Reporteri.net

     

    Faton Peci po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit nga Prokuroria Speciale

    Reporteri
    27 Maj 2025 | 16:47

    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është duke u intervistuar qe rreth tri orë në Prokurorinë Speciale.

    Gazeta Online Reporteri.net merr vesh nga burime se Peci është duke u intervistuar si i dyshuar.

    Sot janë kryer edhe bastisje me urdhër të Prokurorisë Speciale në katër lokacione, Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillim Bujqësor, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, dhe në lokacionin e kompanisë përfituese të kontratës lidhur me dyshimet me fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore.

    Prokurori i rastit, Admir Shala sot gjatë ditës, në një deklaratë për mediat ka thënë shkurt se Prokuroria Speciale ka nisur hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

    Në anën tjetër, nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë se janë të gatshëm të ofrojnë çdo informatë për çdo interesim që mund të ketë.

    “Që nga dita e parë, jemi në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë, duke ofruar çdo informatë për secilin interesim të tyrin, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit. Kemi bashkëpunuar ngushtë me këto institucione dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, të udhëhequr nga parimet e transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Bujqësisë./Reporteri.net

     

     

    Peci ka mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, po vazhdon intervistimi i tij

    Reporteri
    27 Maj 2025 | 16:30

    Të martën Prokuroria Speciale ka kryer bastisje në katër lokacione, Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillim Bujqësor, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, dhe në lokacionin e kompanisë përfituese të kontratës lidhur me dyshimet me fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore.

    Ndërkohë që basitsjet po vazhdonin në këto lokacione, Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale.

    Kjo u konfirmua për Gazetën Online Reporteri.net nga vetë ky institucion, por duke qenë se intervistimi ndaj Pecit po ndodhte aktualisht, nuk dhanë detaje më shumë.

    E, edhe pas më shumë se dy orësh, Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se intervistimi i tij po vazhdon.

    Prokurori i rastit, Admir Shala sot gjatë ditës, në një deklaratë për mediat ka thënë shkurt se Prokuroria Speciale ka nisur hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

    Në anën tjetër, nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë se janë të gatshëm të ofrojnë çdo informatë për çdo interesim që mund të ketë.

    “Që nga dita e parë, jemi në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë, duke ofruar çdo informatë për secilin interesim të tyrin, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit. Kemi bashkëpunuar ngushtë me këto institucione dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, të udhëhequr nga parimet e transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Bujqësisë.

    /Reporteri.net/

    Haxhiu mbrojti Pecin, Deliu: Krerët e VV-së po e politizojnë çdo hetim që prek njerëzit e tyre

    Reporteri
    27 Maj 2025 | 14:58

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për politizim të drejtësisë, duke reaguar pas deklaratës së ministres në detyrë Albulena Haxhiut lidhur me bastisjen në Ministrinë e Bujqësisë.

    “Në vend që të lejojnë drejtësinë të bëjë punën e saj, krerët e Vetëvendosjes po e politizojnë çdo hetim që prek njerëzit e tyre. Albulena Haxhiu e paska cilësuar bastisjen në Ministrinë e Bujqësisë si ‘plan për të dëmtuar Kurtin’,” ka shkruar Deliu në një postim në Facebook.

    Ajo përmendi se e njëjta qasje ishte përdorur nga kryeministri i dorëhequr Albin Kurti edhe në rastin e Nagip Krasniqit, të cilin ai e kishte mbrojtur publikisht pavarësisht aktakuzës.

    “E njëjta qasje u përdor nga Kurti edhe në rastin e Nagip Krasniqit, për të cilin doli në mbrojtje pavarësisht aktakuzave. Kur mbrohej Martin Berishaj, përmendej madje edhe “fushatë e egër me ndikim serb”. Kjo qasje nuk ka të bëjë me drejtësi, ka të bëjë me mbrojtje politike dhe frikë nga përgjegjësia”, shkroi tutje Deliu.

    Faton Peci po intervistohet nga Prokuroria Speciale

    Reporteri
    27 Maj 2025 | 14:05

    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci aktualisht është duke u intervistuar lidhur me dyshimet për fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore.

    Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

    Nga kjo Prokurori konfirmuan gjatë ditës se bastisjet po kryhen në katër lokacione, mbi dyshimet për fabrikën për mbetje shtazore.

    Ndërkaq, prokurori i rastit, Admir Shala, në një deklaratë për mediat ka thënë shkurt se Prokuroria Speciale ka nisur hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

    Siç ka thënë ai bastisje po kryhen në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë, Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari dhe në lokacionin e kompanisë përfituese të kontratës.

    Peci sot u është shmangur gazetarëve, pas përfundimit të seancës së Kuvendit, në kohën kur pikërisht në Ministrinë e tij po kryheshim bastisjet.

    Ai ka shfrytëzuar daljen e pasme të Kuvendit për t’u larguar me nxitim, duke iu shmangur kështu mediave. /Reporteri.net/

    Ministria po i bastiset, Faton Peci largohet me “nxitim” nga dalja e pasme e Kuvendit

     

     

     

    Ministria po i bastiset, Faton Peci largohet me “nxitim” nga dalja e pasme e Kuvendit

    Reporteri
    27 Maj 2025 | 12:56

    Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë. Forcat policore janë duke kryer bastisje në katër lokacione.

    Prokuroria Speciale ka konfirmuar  për gazetën online Reporteri.net se bastisjet po kryhen me urdhër të saj.

    “Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione. Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet për Fabrikën për mbetje shtazore. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, kanë thënë nga Prokuroria Speciale.

    Në kohën kur po kryheshin bastisjet ministri në detyrë i Ministrisë së Bujqësisë ndodhej në seancën e Kuvendit, e cila si zakonisht zgjati vetëm pak minuta. Pas përfundimit të seancës, Peci u pa duke i shmangur gazetarët.

    Ai u pa duke dalë në nxitim nga dalja e dalja e pasme e Kuvendit.

    Pamjet janë publikuar nga Nacionale.

    Në anën tjetër, Prokurori i rastit, Admir Shala, në një deklaratë për mediat ka thënë shkurt se Prokuroria Speciale ka nisur hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

    Ai ka thënë se aktualisht janë në fazën e hetimeve, ndërsa detajet do të bëhen të ditura më vonë. Siç ka thënë ai bastisje po kryhen në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë, Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari dhe në lokacionin e kompanisë përfituese të kontratës. /Reporteri.net/

    Dyshimet për fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore, bastisje po kryhen edhe në AUV dhe te kompania përfituese

     

     

    Dyshimet për fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore, bastisje po kryhen edhe në AUV dhe te kompania përfituese

    Reporteri
    27 Maj 2025 | 12:37

    Për bastisjet e sotme në Ministrinë e Bujqësisë, Prokurori i rastit, Admir Shala ka thënë se hetimet po zhvillohen për dhënien me qera të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Para gazetarëve, Prokurori Shala bëri të ditur se përveç në Ministrinë e Bujqësisë, bastisje janë zhvilluar edhe në AUV, tek kompania përfituese si dhe AZHB.

    “Siç e dini Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Hetimi është duke zhvilluar për dhënien me qera të kësaj fabrike. Janë duke u bastisur, Ministria e Bujqësisë, Agjenca për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, dhe lokacioni i kompanisë përfituese të kontratës”, tha prokurori para gazetarëve.

    Ai shtoi se s’mund të japë detaje të tjera duke qenë se janë në fazën e hetimit.

    Nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë se janë të gatshëm të ofrojnë çdo informatë për çdo interesim që mund të ketë.

    “Që nga dita e parë, jemi në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë, duke ofruar çdo informatë për secilin interesim të tyrin, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit. Kemi bashkëpunuar ngushtë me këto institucione dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, të udhëhequr nga parimet e transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Bujqësisë.

    /Reporteri.net/

    Bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë, Haxhiu mbron Pecin: Plan për ta dëmtuar atë dhe Qeverinë Kurti

    Reporteri
    27 Maj 2025 | 12:24

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Ablulena Haxhiu i ka dalë në mbrojtje Ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci për bastisjet që sot u kryen pranë këtij institucioni lidhur fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore, shkruan Reporteri.net.

    Haxhiu shprehet e bindur se Peci ka bërë punë të jashtëzakonshme në Ministrinë që e drejton. Madje sipas saj ky është një plan për ta dëmtuar Pecin dhe Qeverinë Kurti.

    “Unë jam shumë e bindur që ministri Peci e ka bërë një punë të jashtëzakonshme në ministrinë e Bujqësisë. Nuk ka asgjë për të fshehur këtu, nuk ka pasur ndërhyrje, ne kemi pasur rastin të diskutojmë para disa ditëve dhe sot, ai është shumë i hapur që të bashkëpunojë me institucionet për të zbardhur këtë plan për ta dëmtuar ministrin Peci dhe Qeverinë Kurti. Pra nuk ka asgjë për të fshehur, nuk ka ndërhyrje dhe do të jetë kurdo që të ftohet nga institucionet”, tha Haxhiu para gazetarëve.

    Bastisjet e sotme në këtë Ministri i konfirmoi edhe Prokuroria Speciale.

    Nga Prokuroria Speciale kanë konfirmuan për Gazetën online Reporteri.net se bastisjet po zhvillohen në katër lokacione në lidhje me dyshimet për fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore.

    “Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione. Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet për Fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, ka thënë Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.

    /Reporteri.net/

    Prokuroria Speciale konfirmon aksionin në Ministrinë e Bujqësisë: Po zhvillohen bastisje në katër lokacione

    Reporteri
    27 Maj 2025 | 11:14

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë.

    Nga Prokuroria Speciale kanë konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se bastisjet po zhvillohen në katër lokacione në lidhje me  dyshimet për fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore.

    “Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione. Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet për Fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, ka thënë Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.

    Gazeta online Reporteri.net raportoi se se bastisjet janë duke u kryer në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, në kuadër të kësaj ministrie.

    Policia sërish në AZHB, po merret në pyetje një zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë

    Reporteri
    27 Maj 2025 | 10:03

    Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, saktësisht në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në këtë ministri.

    Gazeta online Reporteri.net merr vesh se është marrë në pyetje një zyrtar i kësaj ministrie.

    Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë dhënë ende detaje se për çka bëhet fjalë.

    Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë në muajt e fundit disa herë është bastisë nga Krimet Ekonomike për raste të ndryshme të dyshuara korruptive.

    Ditëve të fundit u raportua për keqpërdorime në Ministrinë e Bujqësisë, saktësisht lidhur me dhënien një tenderi për ndërtimin e fabrikës për mbetje shtazore./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!