×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Pas vendimit të PZAP, VV humb 3 deputetë, LDK, PDK e AAK humbin nga 1 deputet

    Reporteri
    11 Nëntor 2019 | 15:59

    Njohësi i çështjeve zgjedhore, Albert Krasniqi, ka shkruar se në rast se vendimi që u mor sot në PZAP për votat nga Serbia dhe rinumërimin e 1472 vendvotimeve, do të ndryshojnë edhe numërat që partitë politike kanë në Kuvend të Kosovës.


    Sipas Krasniqit, në rast se ky vendim mbetet përfundimtar, koalicioni NISMA-AKR-PD do të sigurojë gjashtë ulëse në Kuvend të Kosovës.

    Këta do të jenë: Fatmir Limaj, Behxhet Pacolli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Mirlinda Sopi Krasniqi, Albulena Balaj Halimaj.

    Derisa i njejti thotë se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë tre deputetë më pak, LDK një deputetë më pak. Nga një deputet më pak do ta kenë edhe PDK e koalicioni AAK-PSD.

    Shkrimi i plotë:

    Nëse vendimi i PZAP-së mbetet përfundimtar dhe rinumërimi i 1472 vendvotimeve nuk sjellë ndonjë ndryshim në rezultat, koalicioni NISMA-AKR-PD do të përfaqësojet në Kuvend me këta deputetë:

    1. Fatmir Limaj
    2. Behxhet Pacolli
    3. Endrit Shala
    4. Haxhi Shala
    5. Mirlinda Sopi Krasniqi
    6. Albulena Balaj Halimaj

    Në krahasim me rezultatet e shpallura:
    – VV do të ketë 3 deputetë më pak
    – LDK do të ketë 1 deputet më pak
    – PDK do të ketë 1 deputet më pak
    – AAK-PSD do të ketë 1 deputet më pak

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!