×
  • Lajme
  • Lajme / Podujevë

    Pasi u bë “horë” se nuk e qëlloi zgjidhjen e një ekuacioni të thjeshtë, Kurti u kërkon falje nxënësve për mosdijen

    Reporteri
    04 Shtator 2024 | 18:57

    Kryeministri Albin Kurti u ka kërkuar falje nxënësve të klasës 7/1 të shkollës fillore “Ali Hadri” në Podujevë, pasi ia huqi në zgjidhjen e një ekuacioni të thjeshtë matematikor, shkruan Reporteri.net.

    Kurti ka thënë se është i gëzuar që nuk ishte nxënës, sepse s’do të merrte notë kaluese.

    “Ekuacioni i thjeshtë matematikor m’u duk që në sekondën e parë që e ka zgjidhjen x=5; pra pesë, porsi pesëshet që ua dëshiroj juve. Po të mendoja pak, do ta shihja që zgjidhja e saktë është x=0, por në atë rast, nuk besoj që do të merrja mundin të merrja shkumësin e të shkruaja në dërrasën e klasës suaj. Ju kërkoj falje. Zgjidhja e atij ekuacioni, ashtu qysh ju e dini më mirë se kryeministri i juaj, është x=0”, ka shkruar Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!