×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasojat e vërshimeve në Llaushë, Geci: Një fermer humbi 10 mijë pula

    Reporteri
    25 Janar 2023 | 21:42
    Pulat e ngordhura të fermerit në Llaushë. Foto: Arbër Geci.

    Kryetari i Kuvendit të PDK’së në Llaushë, Arbër Geci, ka treguar për pasojat që kanë shkaktuar vërshimet e fundit në Skenderaj te fermerët.

    Geci tregoi për një fermer në Llaushë, që si pasojë e vërshimeve, i janë mbytur dhjetë mijë pula në fermën e tij, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në vërshimet e parafundit, ai kishte humbur edhe 5 mijë pula të tjera.

    “Ashtu siç e përmendem ditë më parë fatin e keq në këto vërshime si shumë shtëpi e biznese në Llaushë e kishte edhe ferma e pulave.”

    “Fatkeqësisht disa javë më parë nga vershimet e parafundit pësoi mjaft shumë, me humbjen e rreth 5 mijë pulave por vërshimet e fundit të datës 19 janar i dhanë një goditje fatale duke i’a mbytur për rreth më shumë se 10 mijë copë pula pothuajse të gjitha duke mos numëruar edhe ushqimin, pajisjet përcjellëse dhe objektin në terësi”, shkroi ai në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!