Lajmi nga Zëri i Amerikës se Fronti Demokratik, partia pro-serbe e cila edhe pritet të formojë qeverinë e re të Malit të Zi, është financuar nga Kremlini, ka ngjallur reagimet nga politikanët lokalë, raporton gazeta online Reporteri.net.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Ivan Vujoviç, ironizoi me këtë formacion politik si dhe me kryeministrit në mandatit teknik Dritan Abazoviç.
“Nuk është e mundur që Putini financoi DF-në. Amerikanët ia përgojuan për keq partnerin evropian, DF-në, në këtë mënyrë Abazoviçit. Besoj se shërbimi për shtyp i Abazoviçit do ta mohojë këtë. Mund ta mohoni, paditeni burimin”, u shpreh ai ironikisht.
Për të vazhduar më tej ironizimin me Abazoviç, ai tha se “mendoj se kjo është benzinë për ekstremistët malazezë, për ta parandaluar Dritanin dhe DF-në në luftën kundër korrupsionit”.
Fronti Demokratik, partia e cila u identifikua të jetë financuar nga Rusia, reagoi shkurtazi ndaj Departamentit amerikan të shtetit.
Ia zbuluan financat ruse, çfarë partie është DF-ja në Mal të Zi?
“Duket sikur na keni ngatërruar për Millan Roçenin”, thanë Fronti Demokratik.
Millan Roçen, të cilit i referohen, ishte ministri i fundit i jashtëm i Unionit Shtetëror mes Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe ambasador i këtij unioni në Federatën Ruse, nga viti 2004-2006.
Partia Demokratike e Socialistëve, që udhëhiqet nga presidenti malazez, Millo Gjukanoviç, tha gjithashtu se për një gjë të tillë kanë paralajmëruar pafund herë.
“Moska synon të destabilizojë Malin e Zi”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i DPS-së, Aleksnadër Bogdanoviç.
“Media me renome tani po raportojnë rreth asaj çfarë ne kemi thënë pafund herë. Moska, përmes strukturave partiake lokale, ka provuar dhe provon të destabilizojë Malin e Zi”, ka shkruar ai në Twitter.
O onome što smo nebrojeno puta govorili sada izvještavaju i renomirani inostrani mediji. Moskva je, preko ovdašnjih političkih struktura, težila i teži da destabilizuje Crnu Goru.
Sa takvima nema puta ka EU, niti realizacije obaveza po osnovu članstva u NATO. pic.twitter.com/7xQmbHnc4X
— Aleksandar Bogdanović (@sasa_bogdanovic) September 14, 2022
Fronti Demokratik sot mbledh për herë të pestë të ashtuquajturën “mazhorancë të vjetër” të dalë nga zgjedhjet e 20 gushtit të vitit 2020, për të provuar të formojë qeveri të re./Reporteri.net/.
Pulset pro-ruse në ngritje, Mali i Zi rrezikon zbehje të rrugës evropiane