×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK e lidh shkarkimin e Rashit Qalajt me arrestimin e Haki Rugovës

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 13:26

    Partia Demokratike e Kosovës konsideron se shkarkimit i drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, është shkarkim politik dhe ka ardhur si pasojë e arrestimit të nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova.


    Këtë e tha deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, i cili shtoi se një veprim i tillë i kryeministrit Avdullah Hoti është inatçor.

    Hoxha tha se shkarkimi i shefit të Policisë së Përgjithshme nuk është bërë rastësisht disa ditë pas kryetari i Istogut është arrestuar.

    “Ne vlerësojmë se shkarkimi i drejtorit të Policisë, drejtorit të Doganave dhe ATK-së, është shkarkim politik, inatçor i kryeministrit Avdullah Hoti dhe mendojmë që lidhet pikërisht me skandalin e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike në Istog, jo rastësisht shkarkimi i drejtorit të Policisë vjen pak ditë pasi për keqpërdorim të detyrës zyrtare arrestohet nënkryetari i LDK-së, ne e lidhim shkarkimi ne drejtorit të Policisë pikërisht me veprim politik dhe intaçor të kryeministrit Hoti”, tha ai.

    Në një konferencë për media, në të cilën deputetët e PDK-së dolën të flasin për procesi ne privatizimit, Hoxha u përgjigj edhe rreth rrëzimit të mundshëm të qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti i LDK-së.

    “Sa i përket mocionit jemi duke i pritë nënshkrimet në Kuvend dhe besojmë dhe po presim që ato nënshkrime për rrëzimin e qeverisë t’i jap edhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani si dhe një pjesë e deputetëve që janë të pakënaqur me këtë qeveri të dobët brenda LDK-së”, tha ai.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të premten ka shkarkuar drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, me rekomandim të vartësit të tij që drejton Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

    Pas kësaj, Hoti ka liruar nga detyra edhe ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!