×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja thotë se Ahmeti e ka harruar Prishtinën për t’u marrë me dialogun

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 17:59

    Dega e Partisë Demokratike në Prishtinë hap ekspozitën për qytetin e Prishtinës para objektit të Komunës së Prishtinës me sloganin “Kryeqyteti i Kosovës nuk e meriton këtë keqqeverisje tash e 20 vjet”.


    Vivianit Fejza, kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës për Prishtinë, tha me këtë rast se kryetari Prishtinës Shpend Ahmeti e ka harruar kryeqytetin dhe është duke u marrë me çështje nacionale, me bisedime Kosovë-Serbi.

    “Ekspozita pasqyron gjendjen kaotike në kryeqytet. Duke e parë se komuna nuk po investon në projekte konkrete, nuk po i mirëmban rrugët dhe trotuaret, nuk ka strategji për lehtësimin e komunikacionit të dendur, mungojnë parkingjet, mungojnë parqet e mungon ndriçimi, rinia e Prishtinës nuk mund të qëndrojë indiferente”, potencoi Fejza.

    Ndonëse ka shumë gjëra elementare që mungojnë, Prishtina vazhdon të ketë tepricë buxhetore çdo vit. Kujtojmë që kryeqyteti në vitin 2018 nuk i ka shfrytëzuar 23 milionë euro, ka theksuar ai.

    “Shpendi vetëm fizikisht mund të jetë në Prishtinë, sepse me mendje e me zemër është në Bruksel”, theksoi Vivianit Fejza, kryetari i degës së RDK, dega në Prishtinë.

    Sipas tij, Prishtinës i mungon infrastruktura rrugore, çerdhet, shkollat etj. Fejza tha se Ahmeti duhet ta marrë shembull për të mirë punën që është duke bërë kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!