×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK lëshon mbledhjen e Kryesisë, dalin kundër ndryshimit sot të Ligjit për Zgjedhje

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 15:40

    Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të diskutuar për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. 


    Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë thënë se janë larguar nga mbledhja e Kryesisë pasi nuk pajtohen që një temë kaq e rëndësishme të trajtohet me kaq urgjencë, shkruan Reporteri.net.

    Bedri Hamza i PDK-së është shprehur se kjo është temë shumë e rëndësishme dhe kërkon trajtim shumë  më substancial dhe të trajtohet në procedurë të rregullt ku secili do ta ketë mundësinë ta japë kontributin e vet.

    “Ne nuk pajtohemi që kjo çështje kaq e rëndësishme të trajtohet me kaq urgjencë pa e pas mundësinë me e dhënë kontributin e tyre edhe institucionet tjera. Ne jemi të interesuar të kemi një reformë substanciale dhe ne nuk e pamë të nevojshme të jemi pjesë e mbledhjes së Kryesisë.

    Pas diskutimeve ne e bëmë të qartë që kjo është temë shumë e rëndësishme dhe kërkon trajtim shumë  më substancial dhe të trajtohet në procedurë të rregullt ku secili do ta ketë mundësinë ta japë kontributin e vet.

    Unë po mendoj që Qeveria ish dashtë me u marrë me prioritetet tjera, ekonominë, sigurimin e vaksinave dhe temat tjera urgjente2, u shpreh Hamza para gazetarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!