Për gati 300 është rritur shifra e rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë në javën e fundit. Teksa 11 tetorin Kosova e mbylli me 1197 raste aktive , më 18 tetor, ajo hyri me 1487 raste aktive.
Java që po mbyllet solli shifra të larta të rasteve të reja, me të premten e të shtunën që regjistruan 104 dhe 148 raste pozitive. Shifrat u rritën edhe sa i përket testimeve. Për një javë janë testuar 4603 persona. Të shtunën u regjistruan 1028 testime, me metodën PCR, që ishte rekord për Kosovën.
Deri tash në Kosovë janë testuar 79 mijë e 189 persona. nga ta 16754 kanë rezultuar pozitivë. 652 persona kanë humbur betejën me virusin e 14617 janë shëruar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.