×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Përfshihet nga zjarri një zonë mes dy fshatrave në Rahovec, kryetari Latifi i bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes

    Reporteri
    04 Shtator 2024 | 17:04

    Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka bërë të ditur se ekipi i zjarrëfikësve dhe një grup vullnetarësh po bëjnë përpjekje për të shuar zjarrin që ka prfshirë zonën midis fshatrave, Zoqisht dhe Hoçë e Madhe, shkruan Reporteri.net.

    Në një postim të bërë në Facebook, Latifi ka thënë se situata mbetet e vështirë dhe i ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes të veçantë gjatë kësaj periudhe.

    Njoftimi:

    Kujdes me zjarret!

    Në këto çaste, ekipi i zjarrfikësve dhe një grup vullnetarësh të përkushtuar, po bëjnë përpjekje të pandërprera për të shuar zjarrin që ka përfshirë zonën midis fshatrave Zoqisht dhe Hoçë e Madhe.

    Situata mbetet e vështirë, por ekipi është i përkushtuar ta ndalojë përhapjen e zjarrit dhe t’i zvogëlojë sa më shumë dëmet që mund të shkaktohen.

    Ju bëj thirrje të tregojmë kujdes të veçantë gjatë kësaj periudhe të thatë, të shmanget ndezja e zjarreve në natyrë dhe të raportohet menjëherë për çdo zjarrvënie të dyshimtë tek autoritetet!
    Bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për mbrojtjen dhe për ruajtjen e natyrës!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!