×
  • Lajme
  • Lajme / Flet Naser Syla

    Personi që ra nga ballkoni i një banese në Pejë dërgohet në QKUK, gjendja e tij është stabile

    Reporteri
    04 Shtator 2024 | 16:12

    Një person i cili ka rënë nga ballkoni i një banese në Pejë, pas trajtimit në emergjencën e Spitalit të Pejës, është bartur për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK) në Prishtinë.

    Kjo u bë e ditur për gazetën online Reporteri.net, nga drejtori i kësaj klinike, Naser Syla, i cili tha se gjendja e tij është stabile dhe se po kryhen ekzaminimet e nevojshme.

    “Në QKUK është, janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme, gjendja është stabile”, thuhet në përgjigjen e Sylës për Reporteri.net.

    Sot gjatë ditës një person ka rënë nga ballkoni i një banese në Pejë.

    Rasti u konfirmua për gazeta online Reporteri.net, nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se viktima ka lëndime të rënda serioze dhe se tashmë është dërguar në spitalin e këtij qyteti.

    “Sot rreth orës 12:50 policia është njoftuar nga qytetari ku ka pranuar një informacion se në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Pejë është parë i shtrirë në trotuar viktima mashkull. Patrulla menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe sipas informatave të para po dyshohet që është hedhur nga ballkoni i ndërtesës . Si pasojë ka lëndime serioze , viktima është dërguar në emergjencë në spitalin e Pejës”, tha Gashi për Reporteri.net.

    Bie nga ballkoni një person në Pejë, policia thotë se ka pësuar lëndime të rënda

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!