Një përleshje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në Lipjan ku janë plagosur dy persona, Policia me këtë rast ka arrestuar pesë persona.
Pesë persona janë arrestuar si pasojë e një përfshirje në një përleshje të armatosur mes 2 grupeve në Lipjan.
Policia në vendin e ngjarjes ka konfiskuar armë automatike, prodhim kinez me karikator e cila është përdorur gjatë kësaj përleshje.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në rrahje në mes vete dhe gjatë përleshjes si pasojë e përdorimit të armës lëndime trupore kanë pësuar dy nga të dyshuarit, të cilët janë dërguar për në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë konfiskuar një armë automatike, prodhim kinez me karikator pa fishek. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.