×
  • Lajme
  • Lajme

    Podujeva sot dhe nesër pa ujë

    Reporteri
    19 Qershor 2025 | 9:10

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në qytetin e Podujevës sot dhe nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00-18:00, shkruan Reporteri.net.

    Si arsye janë dhënë punimet teknike në gypin fi 450mm punime këto që do e rrisin kapacitetin e furnizimit të qytetit me ujë.

    “Ju njoftojmë se në qytetin e Podujevës do të ketë punime teknike në gypin fi 450mm punime këto që do e rrisin kapacitetin e furnizimit të qytetit me ujë. Me këtë rast më datë 19 dhe 20 qershor do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00-18:00”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!