×
  • Lajme
  • Lajme / Ora 09:00

    Policia e Kosovës nesër mban ushtrim fushor pranë Aeroportit të Prishtinës

    Reporteri
    04 Qershor 2024 | 15:33

    Policia e Kosovës nesër duke filluar nga ora 09:00, do të mbajë Ushtrim Fushor Ndërinstitucional tek terminali doganor, pranë Aeroportit të Prishtinës.

    Siç shkruan në njoftimin e saj, Policia e Kosovës, thotë se qëllimi i këtij ushtrimi është sigurimi i një reagimi efektiv duke simuluar skenarë të ndryshëm.

    Ky aktivitet, është paraparë të përfundojë rreth orës 13:30.

    ”Me datë 5 Qershor 2024 afër Aeroportit të Prishtinës, (terminali doganor) nga ora 09:00 është paraparë të mbahet një Ushtrim Fushor Ndërinstitucional.

    Qëllimi i ushtrimit fushor është praktikimi i koordinimit midis institucioneve -agjencive duke simuluar skenarë të ndryshëm për të siguruar një reagim efektiv.

    Policia e Kosovës informon opinionin dhe mediat se ushtrimi fushor përfundon rreth orës 13:30, falënderon qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë zhvillimit të aktiviteteve të tilla dhe ri konfirmon angazhimin e institucioneve për të mbajtur një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!