×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje të reja rreth vdekjes së dyshimtë tek parku i qytetit në Prishtinë

    Reporteri
    12 Shtator 2021 | 22:16

    Një person është gjetur i vdekur sonte te parku i qytetit në Prishtinë.


    Gazeta Online “Reporteri.net” raportoi e para për këtë rast.

    Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Reporteri.net vdekjen e një personi në kryeqytet.

    “Rreth orës 19:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën Edmond Hoxha në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull”, ka thënë Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës për Reporteri.net.

    Ajo më tej thotë se policia ka iniciuar një hetim.

    “Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, thotë ajo. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!