×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia nuk përdori dhunë, arrestoi vetëm kriminelët

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 10:17

    Sapo nisi operacioni policor në veri, mediat serbe kishin nisur raportimet spekulative lidhur me qëllimin e aksionit.


    Mirëpo, nga Policia e Kosovës është konfirmuar se zyrtarët policorë nuk kanë përdorur dhunë ndaj askujt, dhe se cak kishin qenë vetëm të dyshuarit për vepra kriminale, shkruan Reporteri.net.

    Madje, deri tani, viktima nga ky operacion janë vetëm nga Policia e Kosovës, katër zyrtarë të të cilit institucion po marrin tretman në spital.

    Ndërkohë, edhe kryeministri Haradinaj ka folur për natyrën e aksionit dhe reagimet e Serbisë, duke kërkuar nga Qeveria e Serbisë që të mos minojë përpjekjet për luftimin e krimit të organizuar.

    “Forcimi i sundimit të ligjit është interes thelbësor i vendit dhe rajonit tonë. Krimi i organizuar dhe kontrabanda janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për progresin tone të përbashkët, dhe NUK duhet të mbështetet mbi bazën e përkatësisë etnike dhe të çfarëdo baze tjetër. Qeveria e Serbisë nuk duhet të synojë minimin e përpjekjeve tona për luftimin e krimit të organizuar”, ka thënë Haradinaj para pak minutash.

    Sidoqoftë, mediat në Serbia e kanë lidhur aksionin me një aksion të mëhershëm, që ishte realizuar për të arrestuar të dyshuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviq. Këto raportime i ka demantuar edhe Policia e Kosovës.

    Ndryshe, nga aksioni në veri raportohet për mbi 10 persona të arrestuar, ndër ta edhe komandanti i Policisë në Zubin Potok./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!