×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Policia shpall në kërkim tre shtetas të Shqipërisë, ua publikon fotot

    Reporteri
    04 Tetor 2024 | 17:10

    Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim tre shtetas të Shqipërisë, të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

    Personat e shpallur në kërkim janë Engjellush Ibrahimi, Erion Etemaj dhe Eldi Mykaj, shkruan Reporteri.net.

    “Luten të gjithë qytetarët që posedojnë informata lidhur me vendndodhjen e këtyre personave të njoftojnë stacionin policor më të afërt ose përmes numrave kontaktues: Nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999 ose përmes aplikacionit Lajmëro Policinë dhe përmes e-mailit: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!