×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia vazhdon kontrollet, shqipton gjoba për shkelësit e masave anti-COVID

    Reporteri
    23 Prill 2021 | 7:05

    Policia në bashkëpunim me inspektorët kompetentë edhe sonte kanë vazhduar kontrollet për të mbikëqyrur zbatimin e masave anti-Covid.


    Siç njoftohet njësitet e policisë gjatë së enjtes kanë shqiptuar gjoba.

    “Roli dhe funksioni i Policisë së Kosovës në parandalimin dhe luftimin e Pandemisë, ruajtjen e sigurisë e shëndetit të qytetarëve është i dukshëm”.

    “Zyrtarët policorë dhe menaxhmenti i PK-së, në vazhdimësi po përpiqen që përmes koordinimit të veprimeve me autoritetet shtetërore dhe bashkëpunimit me qytetarët të arrijnë sensibilizim të plotë dhe bashkërendim të aktiviteteve në parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit dhe reduktimin e pasojave që sjell mosrespektimi i masave dhe kufizimeve”, thuhet në njoftim.

    Tutje theksohet se qëllimi kryesor i angazhimeve tona është shpëtimi i sa me shumë jetëve njerëzore përmes respektimit të masave të vendosura nga autoritetet.

    “Policia e Kosovës së bashku me inspektorët kompetent, në disa raste kanë hasur në shkelje të masave dhe kanë shqiptuar vërejtje e gjoba sipas ligjit, për mos mbajtje të distancës dhe numrit të kufizuar në lokale”, thuhet në fund

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!