×
  • Lajme
  • Lajme / Përplasja për KiE

    Presidenca ia vë në pah edhe një gabim ministres Gërvalla

    Reporteri
    16 Maj 2024 | 22:22

    Presidenca e Kosovës i ka reaguar sërish ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, e cila ka thënë se për dërgimin e letrës në Këshillin e Evropës ishin koordinuar të gjitha institucionet e Kosovës “si rrallë ndonjëherë në nivel të jashtëzakonshëm”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Mirëpo këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka deklaruar se Qeveria dhe MPJD-ja nuk kanë shfaqur koordinim dhe bashkëpunim me presidenten.

    “Konkretizimi i zotimeve të 22 marsit 2024 (e jo të prillit, siç thuhet nga MPJD-ja) mund të bëhet vetëm pas pajtimit në mes të tre krerëve të institucioneve, gjë që nuk ka ndodhur. Veprime të tilla janë kundër frymës së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe nuk e ndihmojnë Kosovën”, ka thënë këshilltari Kupina për Reporteri.net.

    Reagon Presidenca: Qeveria nuk është konsultuar me presidenten për letrën që e dërgoi në KiE

    Prandaj, sipas Kupinës, në mënyrë që Kosova të ecë suksesshëm drejt KiE, është me rëndësi që veprimet shtetërore të koordinohen paraprakisht edhe brenda institucioneve, por edhe me aleatët të cilët po e përkrahin anëtarësimin e Kosovës.

    “Siç e potencova edhe më herët, Presidentja po vazhdon angazhimin që sa më parë të mbahet një seancë për anëtarësim të Kosovës në KiE”, ka thënë ai.

    Gërvalla është bashkëkryetare e partisë “Guxo” të cilën e kishte themeluar presidentja Osmani. Nga partia ka dhënë dorëheqje për shkak se Kushtetuta nuk ia lejon të mbajë post partiak.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!