Presidentja e Republikës së Kosovës , Vjosa Osmani në mbledhjen e KS të OKB-së ku po diskutohet për Kosovën i është kundërpërgjigjur ministrit të jashtëm serb, Nikola Selakoviq i cili u ankua se Kosova po diskriminon dhe dhunon banorët e saj serb në Veri të vendit pro edhe zbtaimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
Osmani theksoi se Kosova ka implementuar mbi 90 për qind të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Kosova ka implemetuar rreth 90 për qind të marrëveshjeve sipas Brukselit, dhe derisa ju flisni për një Asociacion të nënshkruar në marrëveshje në Bruksel, e cila marrëveshje është shkelje e qartë e Kushtetutës së vendit tonë. Në anën tjetër, Serbia nuk ka implementuar 2/3 e marrëveshjeve të nënshkruara”, theksoi Osmani.
Ajo u shpreh se Selakoviq nuk mund të mësojë Kosovën për implementim të marrëveshjeve.
“Ju lutem z.Selakoviq mos na ligjëro neve se si duhet të bëhet implementimi, se kjo nuk do të ishte hera e parë që Serbia injoron marrëveshjet që i nënshkruan dhe nuk i implementim pastaj”, iu drejtua Osmani gjatë fjalimit të saj ministrit të Jashtëm të Serbisë, Nicola Selakoviq.
Presidentja Osmani ka thënë se veprimet e policisë kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës janë ndërmarr në disa qytete të Kosovës dhe jo vetëm në Veri.
“Ju lutem zoti Selakoviq mos na mbani ligjërata sa i përket kësaj sepse Serbia po i injoron pjesët ligjore. Përveç marrëveshjes së arritur në 2013 që iu referua disa herë kjo nuk ia ka strukturat kriminale në Veri t kanë vazhduar terrorin dhe nuk i kanë lejuar serbët që të integrohen dhe janë angazhuar për sfidimin e institucione të Kosovës. Më lejoni të jem e qartë lufta kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar në Veri apo Jug nuk ka kompromis. Ne mund të marrim veprime në të gjitha pjesët e Kosovës. Ka qenë veprim në të gjitha pjesët e Kosovës kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar.”, tha ajo.
Osmani tha se janë arrestuar 6 shqiptarë dhe vetëm dy serb.
“Ky ka qenë një veprim ligjor”, tha presidentja Osmani dhe se operimet kanë qenë në disa komuna dhe jo vetëm në veri. Krimi nuk ka kombësi.”, tha ajo. /Reporteri.net