Sot Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë publikoi edicionin e 26-të të Përmbledhjes të Pulsit Publik, përcjell Reporteri.net.
Qytetarët të cilët u janë përgjigjur pyetësorëve të kësaj organizate janë shprehur rreth asaj se sa janë të kënaqur me punën e institucioneve qendrore, kryeministrit, presidentes e kryeparlamentarit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sipas kësaj matje është politikania me pëlqyshmërinë më të madhe që kap shifrën 69%, duke lënë kështu mbrapa kryeministrin Albin Kurti dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca.
Sa i përket kënaqshmërisë me punën e Kuvendit të Kosovës, 52.10 % të qytetarëve janë përgjigjur se janë të kënaqur, ndërsa kënaqshmëria me kryetarin Glauk Konjufca shkon në 64.4 %
Me punën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin, kanë deklaruar se janë të kënaqur 58.3 %, ndërsa me punën e kabinetit ekzekutiv 53.3 %
Krahasuar me vitin 2023, të tre politikanët kanë rritje në përqindje./Reporteri.net