×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani vazhdon vizitat nëpër komuna, nesër e viziton një që udhëhiqet nga LDK’ja

    Reporteri
    31 Maj 2022 | 18:30

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta vazhdojë nesër turin nëpër komunat e vendit.

    Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani nesër do ta vizitojë Komunën e Pejës, që udhëhiqet nga ish-bashkëpartiaku i saj, Gazmend Muhaxheri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net

    Me Muhaxherin, Osmani pritet të zhvillojë takim në orën 10:30.

    Në orën 12:50, Presidentja Osmani për nder të Ditës së Fëmijëve, do ta vizitojë Ekspozitën e përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta.

    Në orën 13:20, do të ketë vizitë në MAT (Training Center for development of Mine Action Professionals).

    Në orën 14:00, Osmani do ta mbjellë drurin e parë “Manuka” në Kosovë.

    Në orën 16:45, Presidentja Osmani do të ketë takim me OJQ-të nga komunitetet joshumicë.

    Ndryshe, në kuadër të këtij turi, Osmani deri tash ka vizituar Gjilanin dhe Mitrovicën. Vizitat i kishte ndërprerë shkaku i vizitave jashtë vendit./Reporteri.net

    Komunikata e plotë e Presidencës

    Në kuadër të ciklit të vizitave në komunat e vendit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, nesër ( e mërkurë, 1 qershor), viziton komunën e Pejës.

    Me këtë rast, Presidentja Osmani do të ketë një varg aktivitetesh:

    Në orën 10:30, Presidentja Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

    Vendi: Zyra e kryetarit të komunës;

    Në orën 12:50, Presidentja Osmani për nder të Ditës së Fëmijëve, do ta vizitojë Ekspozitën e përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta.

    Vendi: Sheshi i Pejës, Qendra e qytetit;

    Në orën 13:20, Presidentja Osmani do të ketë vizitë në MAT (Training Center for development of Mine Action Professionals).

    Vendi: Rruga “Zhuj Selmani”, Nr. 93, Pejë (afër birrarisë Peja)

    Në orën 14:00, Presidentja Osmani do ta mbjellë drurin e parë “Manuka” në Kosovë.

    Vendi: Rruga 12 qershori 1999 , “Maja e zezë” në Pejë;

    Në orën 16:45, Presidentja Osmani do të ketë takim me OJQ-të nga komunitetet joshumicë.

    Vendi: Qendra Rinore në Vitomiricë;

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!