×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina bëhet edhe me “Park Japonez”

    Reporteri
    11 Maj 2022 | 16:46

    Sot është bërë inaugurimi i “Parkut Japonez” të ndërtuar nga Qendra për Zhvillime Humane dhe përkrahur nga “Japan Tobacco International” (JTI).

    I ngarkuari me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka, theksoi përkrahjen të cilën shteti i tij e ka dhënë dhe po ia jep Kosovës.

    Ai shprehu përcaktimin dhe angazhimin e vendit të tij për përkrahjen e mëtejme të të gjitha proceseve nëpër të cilat kalon Kosova, por edhe të projekteve ekonomike.

    Kurse, kryetari i Prishtinës Përparim Rama duke iu falënderuar ambasadës së Japonisë për përkrahjen e realizimit të këtij projekti, theksoi se Komuna e Prishtinës gjithnjë jo vetëm që po përkrah projekte të tilla, por po angazhohet edhe në realizimin e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!