×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina u rendit si komuna më transparente, Ahmeti: Shpresoj ta mbajnë këtë standard

    Reporteri
    31 Maj 2022 | 18:35

    Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur i lumtur me që Komuna e Prishtinës e udhëhequr prej tij u rendit si më transparentja në një indeks të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

    “Natyrisht se jam i lumtur për këtë çështje”, tha Ahmeti në T7.

    Ai tha se transparenca e komunës më të madhe në kohën e tij është dëshmuar gjithnjë.

    “Besoj që kemi lënë një standard që shpresoj të tjerët jo vetëm ta mbajnë, por ta çojnë edhe më lart”, tha Ahmeti.

    “Uroj dhe shpresoj që ta kenë transparencën”, tha ndër tjerash ish-kryetari.

    Në vitin e fundit të mandatit të Shpend Ahmetit në krye të Komunës së Prishtinës, kjo e fundit doli si komuna më transparente.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!