×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Prit! Kadal, kadal’ – momenti kur ushtarët gjermanë duan t’ia marrin armën Tahir Sinanit

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 10:05

    ‘Prit! Kadal, kadal’ – Komandant i UÇK-së Tahir Sinani përplaset me KFOR-in gjerman, të cilët duan t’ia marrin armën, në qytetin e Prizrenit, më 19 qershor 1999.


    Një nga komandantët më të njohur të UÇK-se Tahir Sinani, në një reportazh të France 2 shihet duke u përplasur me trupat gjermane të KFOR-t, dhe shkas ishte bërë pushka automatike e tij, shkruan FMimages.net. Ushtarët gjerman gjatë një kontrolli rutinor e ndalin makinën e Tahir Sinanit, dhe duan që t’ia konfiskojnë armën. Por ky refuzon.

    Gjatë luftës në Kosovë ishte një ndër komandantët më aktivë, më pas emërohet Komandant i Zonës së tretë operative i Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

    Gjatë Konflikti të armatosur në teritorin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2001   drejtoi Brigadën 116 “Tahir Sinani”. Tahiri Sinani së bashku me katër bashkëluftëtar humb jetën në aksident të rastit duke përgatitur armatimin e sofistikuar të minave me telekomandë kundër armikut në zonat malore të Gostivarit në Korab në vendin e quajtur Kukul Zabel, ashtu që më datë 29 korrik të vitit 2001 bashkë me katër shokët e operacionit bie dëshmor.

    https://www.facebook.com/FMimagesAlbania/videos/367002493951356/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!