Me ardhjen e mërgimtarëve janë rritur dhe pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë.

Aktualisht pritje më të gjata ka te Dheu  i Bardhë, ku kolona është 300 metra dhe mërgimtarët po presin deri në 20 minuta, derisa në dalje të kësaj pike pritjet janë 15 minutëshe.

Deri në 10 minuta ata po presin në Bërnjak, Jarinje dhe Merdarë.

Reklamë

Pikat tjera raportohet të jenë më qetë me pritje të zakonshme 3 deri në 5 minuta.

/Reporteri.net/