Në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë, radhët nuk janë të gjata në pikat kufitare.
Të paktën kështu njofotn Qendra për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në njoftimin e QKMK-së, bëhet e ditur se pritjet për të hyrë përmes Dheut të Bardhë në këtë mëngjes janë 20 deri në 25 minuta, ndërsa daljet tre deri në pesë minuta.
Ndërsa, te pika kufitare Kullë pritjet për të hyrë në Kosovë janë 10 deri në 20 minuta, po ashtu pritje deri në 15 minuta ka edhe në dalje.
Pritje 15 minutshe ka edhe në Vërmicë.
Deri në 10 minuta po presin edhe udhëtarët nëpër pikat tjera kufitare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.