×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesori amerikan: Pa SHBA-të, s’ka marrëveshje Kosovë-Serbi

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 23:10

     

    Gregory Moore, profesor amerikan i historisë dhe sigurisë ka thënë se pa Uashingtonin nuk do të ketë marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që të kontribuojnë në një zgjidhje paqëdore, por që sipas Moore, problem mbetet presidenti amerikan, Donald Tramp, pasi siç u shpreh ai, Trump është i paparashikueshëm dhe nuk dëgjon askënd.

    Kështu ka bërë të ditur Moore në një intervistë dhënë për mediumin serb “KosovaOnline”.

    I pyetur nëse është shqetësuese caktimi i dy të dërguarve special nga SHBA, pra Përfaqësuesin Special i Sekretarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer dhe Richard Grenell të dërguarin e posaçëm të presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Moore ka thënë se emërimi i tyre nuk është aspak shqetësim për rajonin.

    “Unë nuk i di rrethanat në të cilat Palmer dhe Grenell janë emëruar si të dërguar specialë. Mund të ketë pasur ndonjë mosmarrëveshje për marrëdhëniet midis të dyve, por në çdo rast nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. SHBA dëshiron të kontribuojë në një zgjidhje paqësore midis Serbisë dhe Kosovës”, u shpreh Moore, transmeton lajmi.net.

    Mirëpo, sa i përket çështjes së një konflikti të mundshëm, Moore ka thënë se kjo nuk do t’i konvenonte askujt.

    “Unë nuk mendoj se konfliktit në rajon i përgjigjet kushdo, përveç ndoshta nga rusët, dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se SHBA do të kërkojë një zgjidhje adekuate për problemin kompleks. Është e rëndësishme që të dy palët të angazhohen për një proces që përfundimisht do të çojë në një zgjidhje të pranueshme”, ka deklaruar Moore.

    Profesori amerikan po ashtu ka bërë të ditur se marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë do t’i sillte pikë shumë të rëndësishme presidentit Trump mirëpo, Moore nuk ka dhënë ndonjë datë se kur mund të arrihet marrëveshja finale Prishtinë-Beograd, pavarësisht se ëhstë përfolur se kjo të ndodhë para zgjedhjeve presidenciale amerikane më 2020.

    “Administrata aktuale përfiton më shumë nga zgjidhja me Kinën, por në këtë pikë, me tërheqjen e presidentit, çdo fitore në politikën e jashtme është e rëndësishme. Zgjidhja për problemin e Kosovës në publikun amerikan nuk mund të krahasohet me likuidimin e Bagdadit , por në Pensilvani dhe Ohio, ku ka komunitete të forta serbe, është një çështje shumë e rëndësishme dhe mund të jetë lajm që do t’i sjellë pikë Trump. Sa do të ndikojë kjo në zgjedhje, nuk e di, shumë gjëra mund të ndodhin”, theksoi Moore.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!