×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Prokuroria do t’i thërrasë 16 dëshmitarë në rastin e ish-eprorit të UÇK’së

    Reporteri
    05 Tetor 2020 | 16:03

    Në rastin e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, do ftohen 16 dëshmitarë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale.


    Në konferencën në Hagë, prokurori i rastit, Jack Smith, ka thënë se kjo zyrë do të mbështetet në pesë dëshmitarë për qëllimet e akuzës së konfirmuar, ndërsa më pas do të shtohen edhe 11 dëshmitarë të tjerë – transmeton Reporteri.net

    Mustafa u arrestua më 24 shtator në shtëpinë e tij në periferi të Prishtinës, pasi i ishte konfirmuar aktakuza për dyshimet për kryerjen e krimeve të luftës, përfshirë këtu veprat penale si: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Ky arrestim ishte i pari që nga themelimi i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar – që njihen edhe si Gjykata Speciale – në vitin 2015.

    Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, gjatë paraqitjes së parë para Dhomave të Specializuara në Hagë më 28 shtator, kishte zgjedhur që të mos deklarohej rreth akuzave për krime lufte që rëndojnë ndaj tij.

    Sipas rregullave të Dhomave të Specializuara, Mustafa ka të drejtë që në një periudhë brenda 30 ditësh të deklarohet i pafajshëm apo i fajshëm për akuzat ndaj tij.

    Reporteri transmeton drejtpërdrejtë konferencën nga Haga: 

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/822711198470249/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!