×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria e Shtetit: Kemi marrë raportin për Astrit Deharin, nuk e dimë përmbajtjen

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 11:43

    Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se ka marrë raportin përfundimtar të ekspertizës nga Zvicra për Astrit Deharin.


    Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, në një konferencë për media ka deklaruar se zarfi ku gjendet raporti është i mbyllur dhe nuk e dine përmbajtjen e tij, shkruan Reporteri.net.

    “Ky raport është me zarf të mbyllur, akoma nuk e dime përmbajtjen çka ka brenda. Sot është dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit. Do t’ia dërgojmë prokurorit të rastit i cili do ta hap dhe do të dorëzohet për përkthim në gjuhën shqipe dhe më pas do ta njoftojmë opinionin publik për përmbajtjen e raportit”, ka deklaruar Shala.

    I pyetur se kur mund të publikohet raporti për opinionin, ai nuk ka dhënë një afat të caktuar.

    “Sa më shpejt që të jete e mundur do ta publikojmë që publiku të jetë i njoftuar. Në momentin e përkthimit në gjuhën shqipe do t’ia dërgojmë edhe familjes Dehari”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!