×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria kërkon paraburgim për rahovecasin që iu zunë 67 kg drogë

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 16:00

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër të pandehurit H. Sh. nga Komuna e Rahovecit, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “ blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.


    Sipas njoftimit për media, dje drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit e të konfirmuar nga ana e Gjykatës, ka bërë kontrollimin e shtëpisë dhe të objekteve tjera përcjellëse të pandehurit H. Sh., ku pikërisht në garazhin e shtëpisë së tij, pa autorizim, me qëllim të shitjes, ka poseduar të fshehura tre paketime të mëdha, të mbushura me substancë në formë bari, e që dyshohet të jetë e llojit marihuanë në peshë prej 67 kilogramë.

    Prokurori i rastit ndaj të pandehurit H. Sh., ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

    Reporteri.net raportoi mbrëmë se Drejtoria Rajonale e Gjakovës në bashkëpunim me Departamentin e Antidrogës kanë ndërmarrë aksion në Rahovec me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar 67 kg drogë të llojit marihuanë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!