×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokurorja e rastit në Pejë: Janë mbledhë të gjitha provat, i dyshuari s’ka qenë në gjendje të deklarohet

    Reporteri
    14 Prill 2023 | 20:32
    Prokurorja e rastit, Sahide Gashi, në konferencë për media

    Prokurorja e rastit makabër në lagjen Kapishnicë të Pejës, Sahide Gashi, ku dyshohet se djali ka vrarë nënën e tij, ka dhënë detaje lidhur me dëshmitë nga hetimet e para.

    Ajo tha se Prokuroria me ndihmën e Forenzikës ka mbledhur të gjitha provat e nevojshme si dhe ka siguruar dëshmitarë okularë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Janë izoluar të gjitha gjurmët, janë mbledhë të gjitha provat, kemi urdhëruar autopsinë e të ndjerës si dhe kemi siguruar dëshmitarë okularë”, tha prokurorja në deklarim për media.

    Tutje shtoi se i dyshuari është arrestuar, por i njëjti nuk ka qenë në gjendje të japë deklaratë.

    “Duke iu falënderuar reagimit të shpejtë të policisë se Pejës, është arritur që i njëjti të arrestohet në mënyrë që të mos t’i shkaktojë dikujt tjetër ndonjë dëm apo ta lëndojë vetvetën”.

    I dyshuari s’ka qenë në gjendje të japë deklaratë, tha tutje prokurorja e rastit. Kjo pritet të bëhet nesër, në prani të psikologut dhe avokatit mbrojtës.

    “Do vazhdojmë me hetime. Në bazë të gjitha rrethanave do të urdhërojmë edhe egzaminimin në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të të dyshuarit”.

    Policia dhe Prokuroria kanë hezituar të ndajnë informata shtesë lidhur me mënyrën se si ka ndodhur vrasja pasi thanë se janë në hapat e parë të hetimeve.

    Mirëpo, siç raporton Kallxo, djali dyshohet se me thikë i ka prerë nënës së tij kokën. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!