×
  • Lajme
  • Lajme

    Pronarëve të kioskave në Parkun e Sharrit 24 orë afat t’i heqin ato

    Reporteri
    17 Qershor 2019 | 21:33

    Pronarëve të kioskave në Parkun e Sharrit u është kërkuar t’i heqin ato brenda 24 orëve, në të kundërtën, sipas një vërejtjeje që i është dërguar secilit, nga Ministria e Mjedisit, atyre do t’u konfiskohet malli, do të rrënohen kioskat dhe rasti do të procedohet në gjykatë.


    Megjithatë, pronarët e tyre nuk e kanë marrë parasysh këtë, duke thënë se atyre u është premtuar zgjidhje.

    Thonë se vetëm me këtë e mbajnë familjen, andaj sipas tyre, duhet fillimisht të caktohet një lokacion tjetër për ta.

    Edhe vizitorët janë kundër heqjes së këtyre kioskave, pasi thonë se ata qëndrojnë me javë aty dhe nuk kanë ku tjetër të furnizohen, raporton KTV.

    Pas paralajmërimit të Ministrisë së Mjedisit, pronarë të disa kamp-shtëpizave i kanë larguar ato.

    Në këtë dikaster, thonë se nëse banorët nuk i largojnë vetë ato, ata ditëve në vazhdim, pa paralajmërim tjetër, do t’i rrënojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!