×
  • Lajme
  • Lajme

    PZAP pranon kërkesën për të numëruar edhe disa fletëvotime nga diaspora

    Reporteri
    02 Nëntor 2019 | 14:16

    Organizata GERMIN ka përcjellur edhe një ankesë tek organi i pavarur për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP në lidhje me 1806 pakot e patrajtuara të fletëvotimeve nga diaspora, duke kërkuar që në bazë të mandatit që ia jep Ligji mbi Zgjedhjet e Përgjithshme dhe në bazë të aktgjykimeve të Gjykatës Supreme, të ndërmarrë veprime konkrete dhe të urdhërojë KQZ për të numëruar 1.806 pakot e mbetura me fletëvotime të ardhura përmes postës.


    Kjo organizatë thotë se gjatë vëzhgimit të verifikimit dhe numërimit të pakove me fletëvotime të cilat kanë ardhur përmes postës pas datës 5 tetor, vëzhguesit e Organizatës GERMIN kanë vërejtur se KQZ nuk po e zbaton plotësisht vendimin e Gjykatës Supreme, lidhur me pranueshmërinë e votave në fjalë.

    “KQZ nuk i ka procesuar fare 1806 pako me fletëvotime nga diaspora të cilat kanë arritur mes datës 11 tetoe 2019, ditën kur është ushtruar ankesa ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka sjellë deri tek vendimi i Gjykatës Supreme për pranueshmërine e fletëvotime të ardhura me postë pas ditës së zgjedhjeve, dhe deri më datën 17 tetor 2019.”

    “Të gjitha 1806 pakot e panumëruara janë nisur përpara datës së zgjedhjeve. Përkatësisht, janë dorëzuar me postë nga data 19 shtator deri më 5 tetor 2019. Rrjedhimisht, sipas arsyetimit të kësaj Gjykate, edhe ato “duhet të trajtohen sikur kanë arritur në KQZ brenda afatit të pranueshëm” dhe duhet t’i nënshtrohen të njëjtit proces të verifikimit dhe numërimit, në mënyrë të barabartë me të tjerat; thuhet në një komunikatë të organizatës”, thuhet në komunikatën e tyre.

    Tutje, kjo organizatë ka thënë se sipas logjikës së aktgjykimeve të Gjykatës Supreme për votat me postë, të gjitha pakot me fletëvotime të nisura para ditës së zgjedhjeve, të cilat kanë arritur në KQZ deri në ditën përpara procesimit të 4639 pakove për të cilat është ushtruar ankesë nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, duhej të procesoheshin së bashku me to.

    Në të njëjtën kohë me këtë, 1806 pakot me fletëvotime janë po aq të vlefshme sa 4.639 pakot e tjera të numëruara tashmë nga KQZ dhe duhet të procesohen, pa vonesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!