×
  • Lajme
  • Lajme / Rregullorja e BQK-së

    Qëndrime të kundërta në takimin mes Lajçakut dhe Bislimit për dinarin

    Reporteri
    05 Mars 2024 | 18:09

    I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak sot ka takuar në Prishtinë zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin. Emisari evropian tha para gazetarëve se me Bislimin kanë diskutuar për normalizim të marrëdhëneve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Ai foli edhe për takimin e javës së kaluar me udhëheqësit e BQK-së, por shtoi se disa pyetje tejkalojnë mandatin e këtyre zyrtarëve dhe se këto pyetje duhet të diskutohen në nivel më të lartë, derisa paralajmëroi se ditëve në vazhdim do të ftojë për takim në Bruksel kryenegociatorët.

    “Ajo që diskutuam ishte edhe rregullorja e re e BQK-së, dhe arsyeja pse ne po diskutojmë janë disa dispozita në këto bisedime që janë relevante me dialogun. Për këtë shkak është shumë e rëndësishme që të diskutohet edhe kjo. Isha nikoqir i takimit të nivelit të ekspertëve në Bruksel gjatë javës së kaluar. Kemi gjetur përgjigjet e disa pyetjeve, por ka edhe pyetje të cilat shkojnë përtej mandatit të këtyre ekspertëve dhe këto pyetje po i diskutonim me Bislimin”, tha Lajçak sot para gazetarëve.

    Por, një qëndrim më ndryshe kishte zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

    Ai është shprehur i palëkundur nga qëndrimi i tij se çështja e dinarit nuk duhet të jetë pjesë e procesit të dialogut.

    “Mbi Rregulloren e BQK-së, zëvendëskryeministri Bislimi sqaroi se kjo nuk është pjesë e procesit të dialogut, dhe e njëjta nuk është subjekt i negociatave mes palëve. Poashtu, e siguroi z. Lajçak qё Qeveria ёshtё e interesuar tё sigurojё vazhdimёsinё e mbёshtetjes financiare tё Serbisё për serbët e Kosovës nё fushёn e edukimit, shёndetёsisё dhe mbrojtjes sociale”, u bë e ditur në njoftimin e Qeverisë.

    Bislimi: Rregullorja e BQK-së s’është pjesë e dialogut, Serbia të vazhdojë mbështetjen financiare për serbët e Kosovës

    Më 21 shkurt, zëvendëkryeministri Bislimi pati treguar se emisari Lajçak i kishte dërguar ftesë për takim më 27 shkurt në Bruksel për çështjen e dinarit por një e tillë ishte refuzuar nga ai.

    Siç kishte thënë Bislimi,emisari evropian i kishte shkelur parimet që i ka vendosur vetë, pasi sipas tij ishte hera e parë që ai kaishte caktuar një takim pa dakordim të palëve, parim ky i vendosur nga Lajçak në vitin 2021, që në agjendë të mos ketë tema të cilat paraprakisht janë vendosur nga palët.

    /Reporteri.net/

    Lajçak çoi ftesë për takim në Bruksel rreth dinarit, Besnik Bislimi e refuzon: Caktoi temë pa dakordim me mua

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!