×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria mbylli çerdhet, PSD-ja u dërgon “cuculla” para derës

    Reporteri
    13 Shtator 2021 | 15:09

    Në një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës sot janë vendosur dhjetëra “cuculla” të foshnjave.


    Ky aksion është zhvilluar nga PSD-ja, e që ka lidhje me vendimin e fundit të Qeverisë për mbylljen e çerdheve.

    PSD-ja e ka quajtur të gabuar vendimin për të mbyllur çerdhet, duke ditur se shumë nëna rrezikojnë vendin e tyre të punës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Mirëpo, duhet theksuar se në vendimin e Qeverisë thuhet se, pas mbylljes së çerdheve, njëri prind duhet të lirohet nga puna për t’u kujdesur për fëmijët.

    Ndryshe, Qeveria ka vazhduar masat që hyn në fuqi nga fundi i gushtit dhe vendosën që të njëjtat të vazhdojnë deri në fund të shtatorit. Përveç masave të mëhershme, u vendos të mbyllen edhe çerdhet./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!