×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria sonte mbyll kishat e xhamitë

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 16:50

    Kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për media tha se sonte Qeveria do të marrë vendim për masa shtesë në luftën anti-coronavirus.


    “Sot do të votojme në një mbledhje të qeverise masa shtesë. Do të ndalohen ritet fetare dhe tubimet publike dhe kujtojë mirëkuptimin e njerëzve të institucioneve fetare”, tha Hoti, shkruan Reporteri.net.

    Kryeministri tha do të ndalohen edhe tubimet publike, ndërsa paralajmëroi se kushdo që nuk i zbaton do të dënohet.

    Hoti tha se sonte nuk do të merret vendim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, por nuk e përjashtoi këtë gjë ditët e ardhshme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!