QKMF-ja në Kaçanik furnizohet me vetëm 70 vaksina anti-Covid, s’plotësojnë as nevojat e punëtorëve shëndetësorë
Foto: Ilustrim
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kaçanik ka pranuar 70 doza të vaksinave për COVID-19 dhe thotë se ky numër nuk është i mjaftueshëm, madje se nuk i plotëson as numrin për personelin shëndetësorë.
QKMF-ja ka njoftuar se fillimisht do të vaksinojë punëtorët shëndetësorë të kësaj qendre dhe me ardhjen e dozave të tjera, do të vaksinohen të tjerët.
“QKMF-ja sot është furnizuar me vaksina anti-covid nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Numri i vaksinave të pranuara është 70 dhe ky numër nuk i plotëson as nevojat e punëtorëve shëndetësorë. Prandaj në këtë periudhë do të vaksinohen vetëm punëtorët shëndetësor të QKMF-së, kurse me ardhjen e kontingjentit tjetër të vaksinave do të procedohet me kategoritë tjera sipas programit kombëtar të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Vaksinimi për punëtorët shëndetësor do të realizohet nesër me datën 07.04.2021 në QKMF duke filluar nga ora 09.00”, thuhet në njoftimin e QKMF-së “Dëshmorët e Lirisë” në Kaçanik.
Baseli po triumfon 1:3 ndaj Luzernit në Superligën e Zvicrës.
Dy gola të shpejtë ka shënuar anësori i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.
Zhegrova shënoi në...
Të ngjitesh në skenën e Eurovizionit dhe të përfaqësosh vendin tënd, nuk rezulton gjithmonë një eksperiencë apo një kujtim i bukur. Të papritura mund...
Reporteri.net përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. Lexoni kushtet e përdorimit dhe privatësisë. Më shumë