×
  • Lajme
  • Lajme

    QUINT: Autoritetet e Kosovës të zmbrapsen menjëherë, të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in

    Reporteri
    26 Maj 2023 | 21:36
    Pamje nga zhvillimet e sotme në veri të Kosovës. Foto: REL

    Shtetet e QUINT-it i janë bashkuar deklaratave të mëparshme të SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian se autoritetet e Kosovës duhet të zmbrapsen nga veprime si këto të sotmet në veri, që, sipas tyre, ishin shkaktar të tensioneve.

    Në reagim thuhet se QUINT dënon aksionin e policisë së Kosovës në veri, dhe të njëjtit kanë bërë thirrje që Kosova të koordinohet ngushtë me KFOR-in the EULEX-in, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes sonë për përmbajtje. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të tërhiqen dhe të de-përshkallëzohen dhe të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in”, thuhet në reagim.

    Ata po ashtu kanë dënuar edhe sulmet ndaj njësive të EULEX-it në Zveçan.

    “Jemi të shqetësuar nga vendimi i Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së Forcave të saj të Armatosura në kufirin me Kosovën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse”, thuhet tutje.

    Reagime më herët pati edhe nga Departamenti amerikan i Shtetit, të cilët thanë se zhvillimet e fundit në veri do të ndikojnë në raportet e SHBA-ve me Kosovën.

    Në reagim, Uashingtoni zyrtar thekson se veprime të tilla të Qeverisë së Kosovës janë ndërmarrë kundër këshillave të SHBA-së dhe BE-së, shkruan tutje Reporteri.net.

    Tutje, thuhet se veprimet e Policisë së Kosovës përshkallëzuan tensionet në komunat veriore, dhe se kanë minuar përpjekjet e ShBA-ve për ta ndihmuar procesin e dialogut duke shkaktuar pasoja.

    Blinken i prerë me Kurtin: Ndalo këto masa të dhunshme dhe ripërqendrohu në dialog

    Ndaj tensioneve në veri ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.

    BE ka dënuar tensionet e së premtes në veri të Kosovës duke thënë se nuk do të tolerojnë më aktet provokuese e të njëanshme të dhunës.

    Në një reagim, nga BE thonë se dënojnë fuqishëm përplasjet mes pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë të veriut.

    Të njëjtit kanë dënuar edhe sulmet ndaj EULEX-it. /Reporteri.net/.

    Franca e mbështet qëndrimin e BE-së për situatën në veri

    Rhode dakord me Hovenierin për zhvillimet në veri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!