×
  • Lajme
  • Lajme

    Quni: Institucionet e sigurisë të kenë kujdes të veçantë, Rusia nuk e do Serbinë vetëm për miqësi emocionale

    Reporteri
    31 Maj 2022 | 19:44

    Anëtari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Anton Quni, ka folur për situatën e sigurisë në vend.

    Quni ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë është në nivelin e duhur por sipas tij janë disa momente kur situata mund të evoluojë, siç është edhe rasti me luftën në Ukrainës.

    “Duke pasur parasysh lidhjet historike dhe kulturore mes Serbisë dhe Rusisë, e situatën në Ukrainë, ne duhet të kemi një kujdes të veçantë nga tendencat e tyre për të shkaktuar ndonjë destabilizim të Kosovës”, tha ai në RTV Dukagjini.

    Deputeti i LDK-së thotë se Rusia nuk kërkon nga Serbia vetëm miqësi emocionale.

    “Rusia kërkon nga Serbia që në këtë miqësi, kjo e fundit të jetë e varur edhe nga interesat ruse”.

    Quni thotë se Rusia qysh në fillim të agresionit mbi Ukrainën ka tentuar që disa shtete me të cilat ka miqësi t’i vendos në shërbim për të shpërqendruar vëmendjen nga Ukraina.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!