×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis protesta e VV-së, qytetarët dalin pa maska, dorëza e duke mos respektuar distancën sociale

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 16:56

    Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshet kryesore të Prishtinës, në provën për protestë të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.


    Në sheshin “Skenderbeu”, janë mbledhur një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, aty ku edhe janë shënjuar pikat për protestë në kuadër të masave mbrojtëse nga koronavirusi.

    Mirëpo në disa foto të realizuara nga Reporteri shihet se masat nuk po respektohen nga qytetarët e grumbulluar.

    Një pjesë e madhe e tyre nuk kanë maska e as dorëza mbrojtëse, gjersa nuk respektohet as distanca sociale.

    Ndërkohë, aty janë parë edhe një numër i shtuar i forcave policore, shkruan Reporteri.

    Prova për protestë pritet që të fillojë nga ora 17:00 dhe të realizohet deri në orën 19:00. Ajo do të mbahet në tri sheshe të Prishtinës: Në sheshin “Skënderbeu”, në sheshin “Ibrahim Rugova”, si dhe në sheshin “Adem Jashari”.

    Këto sheshe i kufizojnë godinat e institucioneve qendrore: Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë.

    Ndryshe, edhe më herët në sheshet e Prishtinës janë organizuar ‘prova për protesta’, por me një numër më të vogël të pjesëmarrësve. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!