×
  • Lajme
  • Rajon

    Arrestohen tetë policë të Serbisë, u kërkuan mito udhëtarëve në pikëkalimin kufitar në Merdarë

    Reporteri
    28 Tetor 2021 | 10:08

    Pjesëtarët e ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Sektori për kontroll të brendshëm me urdhër të gjykatës si Nishit për luftimit e korrupsionit, kanë arrestuar tetë zyrtarë policorë të stacionit të policisë në Kurshumli dhe një zyrtar policor të pensionuar, nën dyshimin se kanë kryer vepra penale të mitmarrjes.

    Të arrestuarit janë B.S. (1970), Z.S. (1968), S.B. (1968), I.M. (1973), N.P. (1968), G.A. (1968), D.P. (1973), D.F. (1969) dhe zyrtari policor i pensionuar G.Q. (1965), thuhet në kumtesën e ministrisë së Punëve të Brendshme, raportojnë mediat në Serbi.

    Ata dyshohen se gjatë periudhës shtator 2019 deri në tetor të 2020 në pikëkalimin kufitare në Merdarë, kanë kërkuar dhe marrë para nga qytetarët që të mos i nënshtrohen kontrolleve, e që sipas ligjeve obligohen që patjetër ta bëjnë një gjë të tillë.

    Në këtë mënyrë ata kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme disa mijëra euro. Të dyshuarve u është caktuar masa e mbajtjes prej 48 orëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!