Sot është mbajtur mbledhja e katërt e partive të ish-mazhorancës parlamentare në Mal të Zi, në përpjekje për të formuar Qeverinë e re.
Në takim ka marrë pjesë edhe Milos Konatar, që është edhe nënkryetar i partisë URA, që udhëhiqet nga kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviq, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ky është takimi i katërt i përfaqësuesve të këtyre partive dhe është thirrur nga Andrija Mandiç nga blloku pro-serb, i cili pretendon postin e kryeministrit.
Ndryshe, kriza politike në Mal të Zi ka ardhur pas shkarkimit të Dritan Abazoviq nga pozita e kryeministrit. Ai është shkarkuar pas marrëveshjes që nënshkroi me Kishën Serbe.
Pulset pro-ruse në ngritje, Mali i Zi rrezikon zbehje të rrugës evropiane
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.