×
  • Lajme
  • Rajon

    Masakra me 10 të vrarë në Cetinë, Prokurorja: Autorin nuk e vrau policia, por një qytetar

    Reporteri
    12 Gusht 2022 | 22:14

    Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Cetinë të Malit të Zi, ku një 34-vjeçar vrau 10 persona.

    Autori 34-vjeçar i identifikuar si Vuka Boriloviç, qëlloi me armë duke vrarë 10 persona mes tyre dhe dy fëmijë.

    Prokuroria e çështjes, Andrijana Nastiç, ka thënë për TV Vijesti, pas përfundimit të hetimeve, ka rezultuar se 9 persona kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa nga Qendra Klinike kanë marrë informacione se dy persona të tjerë u kanë vdekur plagëve të marra.

    Dy fëmijë u vranë gjithashtu, dhe në mesin e gjashtë të shtruarve në spital, dy në Cetinje dhe katër në QKKG, është dhe një polic.

    Nastiç, gjithashtu sqaroi se autori i sulmit makabër nuk ishte vrarë nga policia, por nga një bashkëqytetar.

    Tragjedi në Mal të Zi, mbi 10 të vrarë, eleminohet edhe sulmuesi

    Drejtori i Administratës Policore, Zoran Brdanin, ka bërë të ditur se sulmuesi ka qëlluar në një familje, anëtarët e së cilës kanë qenë duke qëndruar në ambientet e shtëpisë së tij si qiramarrës, në Medovina.

    “Ai ka përdorur armën e zjarrit, pushkë gjuetie. Fillimisht ka vrarë dy fëmijët, njëri 8 dhe tjetri 11 vjeç, dhe ka plagosur nënën e tyre. Më pas ka dalë jashtë dhe me të njëjtën armë ka qëlluar banorët e zonës, duke ju marrë jetën dhe personave të tjerë”, tha Brdanin.

    Kryeministri Dritan Abazovic dhe ministri i Shëndetësisë Dragoslav Sçekiç vizituan QKK-në, biseduan me drejtoreshën Liljana Radulovićçdhe më pas shkuan në vendngjarje.

    Abazoviç ka bërë të ditur se do të shpallet tri ditë zie në shkallë vendi. /abcnews.al

    Detaje mbi tragjedinë në Mal të Zi, mësohet arsyeja e sulmit

    Sulmi ku vdiqën 11 persona, Abazoviç: Një tragjedi e tillë në Mal të Zi nuk mbahet mend

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!