×
  • Lajme
  • Rajon

    Ministri kroat: Presidenti donte ta dërgonte ushtrinë në Bosnje, e ndaluam në minutën e fundit

    Reporteri
    30 Tetor 2021 | 14:16

    Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozhiq ka zbuluar një detaj se si sipas tij, presidenti kroat Zoran Milanovic ka pasur qëllim që ta dërgonte ushtrinë në Bosnjë e Hercegovinë por që këtë veprim e kanë parandaluar në minutin e fundit, shkruan Klix.ba.

    Presidenti kroat, Zoran Milanovic dhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq kanë pasur disa përplasje mes tyre kohëve të fundit.

    Presidenti kroat, Zoran Milanovic si komandant suprem i Ushtrisë kishte anashkaluar ministrin e Mbrojtjes si autoritet dhe sipas ministrit të Mbrojtjes, Marija Banozhiq, presidenti kroat donte ta dërgonte ushtrinë në Bosnje e Hercegovinë.

    “Pa dijeninë dhe aprovimin tim, ti ke dëshiruar ta dërgosh ushtrinë matanë kufirit në Bosnje e Hercegovinë, ne e parandaluam skandalin në minutin e fundit”, ka thënë ministri i Mbrojtjes.

    Mbetet e paqartë se kur ka ndodhur veprimi i tillë dhe se a ka lidhje me krizën e migrantëve në Kroaci apo me ndonjë gjë tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!