×
  • Lajme
  • Rajon

    Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

    Reporteri
    31 Tetor 2021 | 9:54

    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do t’i drejtohen këtë të diel qendrave të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të drejtë vote në këtë balotazh kanë 1 milion e 353 mijë e 990 qytetarë.

    Në këtë raund do të votohet në 44 komuna nga 80 që ka gjithsej Maqedonia e Veriut. Gara më e nxehtë është për Shkupin.

    LSDM-ja e Zaevit garon në 30 komuna, VMRO-DPMNE në 25, BDI-ja në 13, Aleanca për Shqiptarët në 7, Lëvizja Besa në 2 dhe në 1 komunë, kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare.

    Në rundin e parë, më 17 Tetor janë zgjedhur 34 kryetarë të komunave, si dhe asambletë komunale të të gjitha 80 komunave.

    Më së shumti komuna ka fituar opozita maqedonase që drejtohet nga VMRO-DPMNE-ja, gjithsej 22. Lidhja Social-Demokrate (LSDM) e kryeministrit Zoran Zaev ka fituar në nëntë komuna, ndërsa në 3 komuna Bashkimi Demokratik për Integrim./tvklan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!