Presidenti Donald Trump ka vonuar zyrtarisht vendosjen e tarifave më të larta për importet amerikane, ndërsa ka dërguar letra në 14 vende, përfshirë edhe Serbinë për t’i informuar se do t’i zbatojë masat e ashpra që në prill i pati shtyrë për një periudhë kohore.
Zhvillimi i fundit vjen derisa një pauzë 90-ditore që Shtëpia e Bardhë vendosi në disa nga taksat e saj më agresive të importit do të skadonte këtë javë.
Trump iu ka nisur letra të ngjashme liderëve të Afrikës së Jugut, Malajzisë, Mianmarit, Laosit dhe Kazakistanit, duke thënë se do t’i godasë me tarifa produktet e tyre, prej 25 deri në 40 për qind.
Mes tyre u publikua edhe letra për presidentin serb Aleksandar Vuçiq të cilin e njoftonte se tarifat tani e tutje janë 35 % për mallrat serbe që do të eksportohen në SHBA.
Ai paralajmëroi atë po ashtu se nëse ndaj këto masa do të përgjigjen me tarifa të tyre, vlera e caktuar do t’i shtohet tashmë tarifës së vendosur.
President Trump's letter to the President of the Republic of Serbia pic.twitter.com/UBbudUnFsa
— Rapid Response 47 (@RapidResponse47) July 7, 2025
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.